Menjëherë pas fundit të sezonit, Liverpool zyrtarizon afrimi ne parë të merkatos së verës, pasi ka prezantuar mbrojtësin 22-vjeçar francez Ibrahima Konate, i cili vjen pas një sezoni mjaft të mirë te gjermanët e Leipzig.

“The reds” kanë ndjekur me vëmendje ecurinë si të Konate, ashtu edhe të qendërmbrojtësit tjetër të Leipzig, Dayot Upamecano, por garën për kartonin e këtij të fundit e fitoi Bayerni i Mynihut.

Në këtë situatë, anglezët nxituan parë të mbyllur menjëherë transferimin në “Anfield Road” të mbrojtësit francez Konate, i cili tha edhe fjalët e tij të para si futbollist i Liverpoolit.

“Jam vërtetë i lumtur që bëhem pjesë e një klubi si Liverpool. Është një moment mjaft emocionues për mua dhe familjen time, ndaj mezi pres të njoh nga afër shokët e skuadrës, stafin dhe të nis këtë kapitull të ri të karrierës. Momentalisht jam i përqendruar te Kampionati Europian U21 me Francën, por më pas e di që do t’i bashkohem një rit prej klubeve më të mëdha të botës dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Konate.

Me afrimin e francezit, Klopp kompleton një repart që vuajti jo pak këtë sezon, pasi u dëmtua lideri i prapavijës, Virgil Van Dijk, por edhe titullarë të tjerë të mbrojtjes, duke bërë që skuadra të humbë soliditetin e zakonshëm.

Top Channel