Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi iu vu “këmba këmbës” një vajze të mitur 13-vjeçare.

Ai dyshohet se e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, ndaj është vënë në prangat e policisë.

Gjithashtu, forcat blu kanë proceduar penalisht katër të rinj, banues në Selenicë pasi akuzohen për se kanë kryer në bashkëpunim veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” pasi goditen me grushta babë e bir.

“Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel