Në Kosovë të premten në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Pubile (IKSHPK) nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.886 mostrave, që i bie se 0.95 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19. Komunat me më së shumti raste janë e Gjilanit dhe Rahovecit, përkatësisht në këto komuna u regjistruan nga tri raste.

Po ashtu, janë shëruar edhe 412 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 28 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 107.354 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.242 pacientë kanë vdekur dhe 102.519 janë shëruar. Raste aktive janë 2.593.

Top Channel