Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot Kuvendin Zgjedhor. Ky Kuvend Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Fatmir Limaj ishte  zgjedhur kryetar i  Nismës Socialdemokrate në vitin 2016. Ai u zgjodh në krye të kësaj force politike pas një votimi të fshehtë të delegatëve të saj.

Limaj kishte marrë vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatët që morën pjesë në votim, ndërsa 3 prej këtyre votave ishin të pavlefshme.

Top Channel