FOTO/ Pasi shijoi performancën e femrave në jaht, Atdheu kthehet tek Sara: Ndodh shpesh kur e do shumë, nuk di se si…

28/05/2021 15:29

Historia e dashurisë së Sarës me Atdheun pësoi krisje, por duket se marrëdhënia e tyre është sërish si më parë.

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, Sara ka publikuar një fotografi teksa ndodhej pranë tij para se të niste xhirimi i një prej emisionit Për’puthen kur ishin ende konkurrentë.

“Ka qenë koha kur s’ma varte”, shkroi Sara. Postimin e saj e shpërndau edhe Atdheu duke shkruajtur: “Ndodh shpesh kur e do një person shumë dhe nuk di se si të reagosh para atij personi.”

Kujtojmë se Atdheu organizoi një festë të madhe për 28-vjetorin e lindjes, ku u vu re mungesa e Sarës. Të gjithë të pranishmit publikonin video teksa dy femra kërcenin pranë Atdheut dhe ai shijonte performancën e tyre, ndërsa Sara nuk ishte askund.

Për ditëlindjen e tij, Sara publikoi tortën me domethënie që ia kishte dedikuar Atdheut, por mungesa e saj në festë ngjalli dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këto dyshime i shtuan edhe postimet e një dite më vonë ku Atdheu tregonte se po shijonte performancën e femrave seksi në jaht, ndërsa Sara ndodhej në praninë e miqve të saj, larg tij.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel