Pas përmbytjes nis thatësira/ Telashe për fermerët në Divjakë, kanalet nuk po funksionojnë

28/05/2021 15:20

Pas motit të paqëndrueshëm që shkaktoi probleme për mbjelljet e pranverës, edhe rritja e temperaturave  sjell telashe për fermerët të cilët nuk kanë mundësi për vaditje. 

Pavarësisht investimeve në sistemin e kanalave vaditëse, ka zona ku fermerët ankohen siç është Mertishi e  bashkisë Divjakë ku ata thonë se po u thahen bimët.

Ilir Tafa i cili merret me menaxhimin e ujit të vaditjes në këtë zonë thotë se 5 për qind e tokave nuk vaditen por  fermerët e zonës iu kundërvunë me fakte që tregojnë të kundërtën.

Sipas fermerëve disa kanale janë jashtë çdo standardi dhe nuk ua kanë zgjidhur kurrë problemet, por vetëm u shtojnë kostot.

Top Channel