Indi, 3.660 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

29/05/2021 01:59

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 3.660 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.660 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 318.895. Ndërsa me 186.364 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 27.555.457.

Me 186.364 rastet e shënuara në 24 orët e fundit theksohet se kjo është shifra më e ulët e rasteve të regjistruara në 44 ditët e fundit. Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 24.893.410, ndërkohë që 2.343.152 pacientë vazhdojnë ende trajtimin. Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Top Channel