Ribashkimi i “Friends”/ Kina censuron BTS, Lady Gagan dhe Justin Bieber

28/05/2021 16:49

Ribashkimi i “Friends” u shfaq ndryshe në Kinë. BTS, Lady Gaga dhe Justin Bieber, nuk u panë askund.

Fansat vunë re se në të tre transmetuesit kinezë, ata ishin zhdukur nga videoja.

Besohet se pamjet e yjeve u prenë sepse ata vlerësohet se “kanë fyer Kinën në të kaluarën”.

Sitcom-i amerikan është jashtëzakonisht i popullarizuar në Kinë dhe censura i mërziti ndjekësit.
Ndihmë! A nuk do të lëvizim dhe do të ndryshojmë këtë gjë? Kjo thjesht do të më bëjë të dëshiroj të mësoj më shumë rreth skenave të prera“, komentoi një person në platformën Weibo.

Disa fansa të serialit kanë guxuar më tej, duke shpërndarë në rrjetet sociale pjesët e censuruara,që i kanë gjetur në faqet pirate, të paligjshme në Kinë.
Friends ka një ndjekje masive në vend, dhe audienca kineze e sheh si mënyrë interesante për të njohur kulturën amerikane dhe për të mësuar anglisht.

Episodi i ribashkimit të “Friends”, bëri edhe njëherë bashkë, gjashtë anëtarët e kastit, të cilët kujtuan kohën kur punonin për serialin, ndërkohë që përfshihen dhe intervistat me disa artistë.

Top Channel