Irani “shkriu” frigoriferët! Qeveria franceze e Emmanuel Macron akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete në Francë. "Ky është sulmi i parë kibernetik në shkallë të gjerë, me qëllim sabotimi në territorin kombëtar", deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot. "Mund të konfirmoj se përgjegjësia për këtë sulm i takon Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit." Sipas ministrit francez, nga sulmet kibernetike gjatë dy ditëve në muajin tetor u prekën gjithsej 700 lokacione në Francë . "Ne do të vendosim sanksione në nivel evropian ndaj të gjithë përgjegjësve për këtë sulm."