Italia mbyll fazën e parë të përgatitjeve për Kampionatin Europian, me një fitore të thellë 7-0 ndaj San Marinos, teksa Roberto Mancini ka marrë përgjigje mjaft pozitive nga të gjithë futbollistët dhe do ta ketë të vështirë të përzgjedhë 26 emrat e listës finale.

Të kaltrit zhvilluan një grumbullim 4-ditor në Sardenjë, që kulmoi me miqësoren e sotme, teksa tani lojtarët do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe vetëm 26 prej tyre do të rikthehen në grumbullimin final për Europianin.

Bernardeschi, Ferrari, Belotti dhe nga dy herë Politano e Pessina ishin autorët e golave për Italinë, ndërsa porta e të kaltërve nuk u kërcënua asnjëherë nga modestët e San Marinos.

Top Channel