Kombëtarja shqiptare ka nisur punën për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Uellsin dhe Çekinë, që do t’i luajë në 5 dhe 8 qershor.

Në radhët e Kuqezinjve është kthyer Bekim Balaj, i cili përveç kënaqësisë që është sërish pjesë e kombëtares, vuri në dukje edhe rëndësinë që kanë këto dy ndeshje
Është kënaqësi për mua që vesh fanelën e skuadrës kombëtare. këto ndeshje janë miqësore por ne i kemi vlerësuar në maksimum sepse kundërshtarët me të cilët luajmë janë thuajse të ngjashëm me ata që kemi në grupin kualifikuese dhe kundërshtarët tanë direkt siç janë Polonia dhe Hungaria. për të gjithë ne këto ndeshje janë një test para këtyre sfidave dhe përqendrimi është maksimal dhe duhet të bëjmë më të mirën për të parë nëse jemi gati për këto sfida dhe për kundërshtarët që na presin”, thotë Balaj.

Në të njëjtën linjë me Balajn qëndron edhe Endri Çekiçi teksa shtoi se Kombëtarja do të japë maksimumin
Kishim ndeshje me dy fytyra, por pritshmëritë i arritëm me dy fitore dhe një humbje. Notën do ta marrim pas ndeshjeve me kundërshtarët direkt, Poloninë dhe Hungarinë. Lojtarët e Uellsit dhe të Çekisë vijnë pas një sezoni të gjatë, janë në të njëjtin nivel me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të shohim se ku jemi përballë këtyre skuadrave. Nuk nenvlerësojmë asnjë skuadër, në këto ndeshje do të japim maksimumin dhe, nëse diçka nuk shkon, do të mundohemi ta rregullojmë kur të na duhen pikët”, shprehet Cekici.

Kombëtarja shqiptare do të niset drejt Kardifit mëngjesin e së martës, ndërkohë që të dyja këto sfida miqësore me Uellsin dhe Çekinë do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel