Konstipacioni apo Kapsllëku është një nga arsyet më të shpeshta për të cilën njerëzit kërkojnë ndihmë mjekësore.

Po t’i referohemi  statistikave, nga kjo sëmundje vuajnë 5 – 10% e të rriturve  dhe 20% e personave të moshuar. Në përgjithësi Kapsllëku prek më shumë seksin femër, të cilat mund të ndodhen në situata të veçanta si stresi apo depresioni, duke ndikuar dukshëm për pasojë në cilësinë e jetës dhe aktivitetin e përditshëm të tyre.

Por a konsiderohet Kapsllëku si një shenjë jo e mirë dhe e dëmshme e stilit modern të jetesës sonë? Në emisionin e sotëm “Hipokrati”, do të mësoni më shumë për këtë patologji që ndikon në mënyrë masive tek çdo person që vuan në mënyrë kronike nga Kapsllëku.

E dini se një ndër faktorët që predispozojnë për këtë sëmundje është dieta e varfër në fibra dhe mungesa  e aktivitetit fizik?

Njerëzit që përdorin nje dietë të pasur me fibra ushqimore, kanë më shumë gjasa të mos vuajnë nga Kapsllëku, kurse dieta e varfër me fibra është një nga arsyet pse ai shfaqet.

Në emisionin e sotëm do të njiheni gjithashtu me pasojat e Kapsllëkut dhe shenjat klinike të tij.

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!

Top Channel!

Top Channel