E enjte, 11 Shkurt 2021
20:00
Ftesë në 5/ Krijoi mikroçip që futet në trup, njihuni me “shpikësin” 22 vjeçar nga Tetova

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Ademi, 22 vjeçari nga Tetova që ka krijuar mbi 20 pajisje të ndryshme inovative.

20:00
Reshjet e dendura të shiut/ Rritet niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm: Është futur uji në katet e para në 18 shtëpi

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë prurje të mëdha ujërash në lumenjtë Erzen dhe Ishëm.

19:56
Përmbytje në Divjakë/ Dhjetëra hektarë tokë në Tërbuf janë nën ujë

Kjo është toka e Fiqiri Sinanit,nga Tërbufi i Divjakës.

19:49
Shkodër, përmbytja nis në qytet/ Nis evakuimi i familjeve në shtëpitë e të cilëve  ka hyrë uji

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën e përmbytjeve në të gjithë Qarkun e Shkodrës.

19:48
Moti i keq dëmtoi shtyllën pranë banesave sociale në Shkozë, OSHEE përfundon punimet. Rikthen energjinë edhe në Farkë

OSHEE ka vendosur shtyllën e dëmtuar ditën e sotme pranë banesave sociale në zonën e Shkozës.

19:45
‘Standarde të dyfishta’/ Delhi dënon Twitter për trajtim ndryshe të trazirave në SHBA dhe protestës së fermerëve në Indi

Minsitri i teknologjisë së Indisë dënoi sot ashpër gjigandët e rrjeteve sociale, duke i akuzuar për standarde të dyfishta e duke kërkuar që ata të ndjekin ligjet e vendit, pas refuzimit të rrjetit Twitter të hiqte postimet për protestën masive të fermerëve kundër qeverisë.

19:36
Djali i ri zbulon emrat e dy vajzave që pëlqen në Për’puthen. Nisin batutat: Shyqyr na erdhi një kaçurrels

Ervis Kurti është një tjetër hyrje e re në Për’puthen.

19:33
Aksident në aksin Belsh-Cerrik, ndërron jetë 23-vjeçari/ Pamjet e makinës të kthyer përmbys

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi është aksidentuar në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shalës.

19:24
“Jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para”/ Djali i ri në Për’puthen: Më thanë që do dalësh në televizor e do gjesh nuse

Juljan Lala është hyrja më e re në Për’puthen që nxiti menjëherë debate në studio pasi tha se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para.

19:15
Pamje e mrekullueshme nga Londra, patat e mjellmat bëjnë patinazh mbi liqenin e ngrirë (Video)

Gjithë Evropa po përballet me shifra të ulëta të temperaturave dhe reshjeve të shiut e dëborës.

19:12
“Ti ta rras me thikë”, Ledjana dhe Atdheu debatojnë në takimin e parë: Nuk zihem për një mashkull!

Ledjana dhe Atdheu kanë debatuar në takimin e tyre të parë në lidhje me refuzimin që është bërë më parë. Teksa po sqaroheshin, Ledjana ia bëri me dije se është shumë xheloze dhe më pas vijoi debati mes tyre, por pa tone të ashpra.

19:05
Shkencëtari bërthamor i Iranit u vra me armën 1-ton të kontrolluar në distancë (fotot)

Kryeshkencëtari bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë nga zbulimi izraelit Mossad pranë Teheranit nëntorin e kaluar, me një armë super-preçizioni të montuar në një fuoristradë Nissan, raportohet nga mediat izraelite.

19:05
Dhuna, eksitimi dhe helmi/ Ledjana “trembet” nga Atdheu: Je i dhunshëm?

Ledjana dhe Atdheu kanë patur takimin e parë në Për’puthen, ku nuk munguan pyetjet dhe prekjet mes tyre.

19:00
Takimi me Atdheun/ Melisa nuk përmbahet ndaj Ledjanës: Do të të bëhem hije përgjithmonë

Ledjana ka zhvilluar takimin e parë me Atdheun, të cilit ia bëri të qartë që nuk e pëlqente faktin që shoqërohej me vajza “të padëshirueshme” në prapaskenë.

18:57
SPAK zbulon korrupsionin në QSUT/ Në shtëpinë e zyrën e mjekut gjenden 250 mijë euro e 16 milionë lekë

Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut të arrestuar ditën e sotme, Edvin Priftit me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.

18:45
Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon për “shiptari”-n e Vulinit

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për përdorimin e termit fyes “shiptari” për pakicën shqiptare që jeton në Serbi. Kësisoj, gjykata ka legalizuar termin pezhorativ ndaj shqiptarëve.

18:44
“Vajzat shqiptare duan vetëm X5”/ Jasmin ia bën të qartë Mevlanit: Hera e fundit që duroj!

Një situatë e pakëndshme u krijua ditën e djeshme në “PërPuthen”, ku Jasmina la studion e nervozuar, pasi u ndje e ofenduar nga komenti i Mevlanit.

18:36
Jasemin la studion pas sherrit me Mevlanin, vjen surpriza e parë. Kush ia riktheu buzëqeshjen (FOTO)

Një ditë më parë, programi Për’puthen u mbyll me largimin e Jasemin nga studio pas përplasjes me Mevlanin i cili tha se “vajzat shqiptare pëlqejnë më shumë X5” se sjelljen.

18:33
Situatë e rënduar në Shkodër nga përmbytjet! Oboti më i rrezikuari, qindra shtëpi në ujë

Sipërfaqet e tokës në Shkodër vijojnë të përmbyten, ku deri tani janë në ujë 5300 hektarë.

18:33
Kapet kasapi i martuar që përdhunoi, vrau e hodhi në lumë trupin e studentes (dinamika-fotot)

26 vjecari polak Pawel Relowicz është shpallur sot fajtor për përdhunimin, vrasjen dhe hedhjen në ujin thuajse të ngrirë të trupit të studentes tragjike britanike Libby Squire, në mars 2019.

18:30
“O kafsha…”/ Antonela i kërkon falje Atdheut, plas debati sërish me Ledjanën: Futesh si…

Antonela i ka kërkuar falje Atdheun për debatin që patën dy ditë më parë në studio dhe konkurrenti nga Kosova u largua i nevrikosur.

18:24
E papritur/ Melisa rikthehet sërish në “Për’puthen”

Melisa është kthyer sërish në “Për’puthen”, por këtë herë në rolin e moderatores.

18:00
FOTO/ Sulmohet sërish zyra e zëvendës ministrit të jashtëm grek: “Të deportohet Varviciotis”

Zyra e zv.ministrit të jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis është sulmuar nga anarkistët.

17:58
Pamjet/ Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Elbasanit.

17:57
Meta-qeverisë: Të shpallet fatkeqësia natyrore në Shkodër

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër.

17:51
Shpëtim apo Shpëtym?! Idrizi: Ky është bullizëm. I përgjigjet Ramës flakë për flakë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama në një intervistë për “Top Talk” duke thënë se dhet të jetë i kujdesshëm kur bullizon pasi mund të marrë përgjigje.

17:46
COVID shuan gazetaren e njohur shqiptare Zenepe Luka

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare Zenepe Luka është shuar ditën e sotme pasi ishte e infektuar me COVID-19.

17:43
Sërish shifra të larta COVID! 1105 të prekur e 14 të vdekur në 24 orë! Rreth 500 të shtruar në spitale

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga covid vijon të rritet në vendin tonë, ku sot u regjistruan 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete.

17:37
Top Talk/ Çështjen e Detit me Greqinë ta vendosin shqiptarët me referendum

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur në “Top Talk” për çështjen e Detit me Greqinë duke sugjeruar që shqiptarët ta vendosin me referendum se cfarë duan të bëjnë.

17:32
Arrestimi i gjyqtares së Krujës, Balla thirrje Lulit e Monikës: Mjaft takoheni skutave me ish-gjyqtarë e ish-prokurorë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të  gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.

17:26
Lehtësim të masave anticovid në Kosovë/ Federata Sindikale e Shëndetësisë: Skandaloze!

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka  kundërshtuar lehtësimin e masave anticovd në vend, duke e quajtur skandaloze këtë vendim nga qeveria.

17:19
Zgjedhjet e 25 prillit/ Regjistrohen në KQZ parti të tjera të vogla

Sot do të regjistrohen parti të tjera në KQZ.

17:03
Presidenti i Turqisë merr dozën e dytë të vaksinës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

16:49
Kim: Rama garantoi për Doshin/ “S’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”

Megjithëse nuk ia përmend emrin, ambasadorja Juri Kim përmes një mesazhi në Twitter lë të kuptohet se kërkesën e saj që Tom Doshi të qëndrojë larg kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit,  e ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

16:48
E buzëqeshur pranë partnerit, Fjolla Morina publikon sërish foto nga arratia

Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në kërkim pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por nuk heq dorë nga përdorimi i rrjeteve sociale.

16:34
Veliaj: Lulin dhe Joridën nuk i voton as rrugica e tyre; sollën humbësa dhe hajdutët në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorë të Njësisë 8, ku tha se edhe rrugicës së Lulit dhe Joridës i është rritur vlera e pronës falë punës së Bashkisë.

16:32
“Shpresojnë që të vdes nga Covid”/ Trajneri Bruce flet për kërcënimet në rrjete sociale: Është skandaloze!

Trajneri Steve Bruce ka zbuluar se ka marrë kërcënime për vdekje dhe u ka bërë thirrje kompanive që menaxhojnë rrjetet sociale që të marrin masa për këtë sjellje.

16:32
Nisin punimet për ndërtimin e urës së re të Tapizës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho kanë inspektuar punimet në urën e re të Tapizës.

16:14
Fotot/ Largohet uji nëpër rrugë, Vlora i rikthehet normalitetit

Uji në rrugët e qytetit të Vlorës është larguar.

16:06
Përmbytjet në lagjen “Erzen” të Shijakut/ Banorët akuzojnë kryebashkiakun: S’kemi asnjë ndihmë

Përmbytjet janë rikthyer në lagjen “Erzen” të Shijakut, ndërsa banorët bëjnë fajtor kryebashkiakun.

15:57
Violinisti me origjinë shqiptare, i pëlqyer nga Putin/ Tregon kur presidenti rus i kërkoi të luante për të

Elvin Hoxha është me origjinë nga Shkodra dhe ka luajtur në koncerte të mëdha në vende të ndryshme në botë.

15:54
Gruaja e biznesmenit rus të vrarë me shigjetë teksa relaksoheshin në sauna, mohon përfshirjen në TV (fotot)

E dashura e famshme e biznesmenit rus të njohur si “Mbreti i Salçiçeve” ka kaluar sot provën e makinës së të vërtetës teksa tenton të shfaqësohet për vrasjen e tij makabre.

15:51
Aksident në Korçë/ Makina përplaset me kamionin

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim në aksin rrugor Zemblak-Goricë.

15:44
Efektet e pandemisë, 280 mln euro më pak të ardhura në buxhet për 2020

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për vitin 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale, në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave.

15:39
Produktet që duhet të përdorni për një mëlçi të shëndetshme

Mëlçia është organ që ripërtërihet shumë shpejt, mjafton të dimë cilat të produkte të përdorim dhe cilat jo, thotë herbalisti.

15:36
Inflacioni po tregon krizën/ Shqiptarët po shpenzojnë shumë pak, në kufi të mbijetesës

Norma e inflacionit prej 0.4% që u regjistrua në janar është një tregues mjaft shqetësues për ekonominë. 

15:30
Adoleshentët grabitës/ Filmohen ndërsa tentojnë të thyejnë një dyqan, një farmaci dhe një bankomat

Tre të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç, në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, rreth orës 1 pas mesnatës së të mërkurës, kanë tentuar të vjedhin me kaçavidë një bankomat të një banke privatë në Tiranë, por nuk kanë mundur dot për shkak se janë kapur nga patrullat e policisë.

15:26
Gjobë për ceremoninë e Metës/ Gjobitet ish deputeti i LSI në Maliq dhe dy lokale për mitingjet e PD në Divjakë

Takimet elektorale në shkelje të masave anticovid të lëvizjes socialiste për integrim janë monitoruar nga policia. Një ditë më parë ndodhi edhe një përplasje verbale mes policisë dhe drejtueses së LSI Monika Kryemadhi.

15:23
Ikin nga LSI tek PS/ Veliaj u jep kartën e anëtarësisë socialiste

Erion Veliaj drejtues politik I PS për qarkun e Tiranës është takuar në njësinë 8 me 70 anëtarë të LSI-s që iu bashkuan socialistëve duke marrë kartën e anëtarësimit të PS.

15:20
Mikesha e modeles së vetëvrarë fajëson urrejtjen, ngacmimet në rrjetet sociale: Brutale të jetosh në botën e futbollit (fotot)

Mikesha e modeles tragjike Kasia Lenhardt, e dashura e futbolistit Jerome Boateng e cila vrau veten dy ditë më parë, tha sot se ajo u shty drejt vdekjes nga komentet e urrejtjes në rrjetet sociale.

15:20
Përmbytje nga veriu në jug/ Probleme në Vlorë, Durrës, Fier, Elbasan, Lushnje dhe Lezhë

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë përmbytur disa lagje. Zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi ishin nën ujë këtë mëngjes dhe vijon puna për largimin e tij

15:19
Masat anti Covid/ Kontrolle në rrugë, automjete, autobuzë dhe linja urbane, gjobiten 1647 qytetarë

Rritja e të infektuarve me koronavirus është shoqëruar dhe shtimin e kontrolleve nga policia në të gjithë vendin për respektimin e masave anti Covid.

15:17
Ekskluzive/ Programi i mandatit të tretë. Synimet e PS në ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë

Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit kryeministri Edi Rama po i jep dorën e fundit duke u konsultuar me ministrat.

15:15
Yuri Kim: SPAK po funksionon! Shqipëria ka shumë potencial për investimet e SHBA

Pak orë pasi gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorët e saj provuan ftohtësinë e prangave të SPAK, ambasdadorja amerikane Yuri Kim nga Durrësi, nuk hezitoi  ta vlerësojë këtë zhvillim, si një përgjigje për skeptitët e drejtësisë së re.

15:14
Përmirësohet moti por Durrësi vazhdon të jetë i përmbytur

Disa akse rrugore në qytetin bregdetar vijojnë të jenë problematike për këmbësorët dhe automjetet.

15:13
Kishin bërë gati një tjetër lirim! Arrestohet gjyqtarja e Krujës/ Lironin të burgosurit, në pranga edhe kancelari, krye-sekretarja dhe një avokat

E  kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm , Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

15:01
KQZ apel partive politike: Mos afishoni materiale propagandistike para fushatës

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive politike që të mos nisin para kohe fushatën e tyre elektorale.

14:59
Dhi me qira për takimet në Zoom/ Biznesi bëhet një ‘hit’ për fermën britanike

Nisi si një shaka në fillim të izolimit, por Dot McCarthy nga ferma Cronkshaw Fold, e ka bërë biznesin e saj të suksesshëm duke dhënë me qira dhitë e saj për t’u shfaqur në telefonata në Zoom.

14:54
NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

NATO-ja ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

14:51
Skavica, BE “xhelozi” për SHBA/ Yuri Kim: Shqipëri potencial të madh investimi nga SHBA

Në një kohë ku nënshkrimi i marrëveshjes nga qeveria shqiptare dhe ajo amerikane  për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur pakënaqësi në Bashkimin Evropian, së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

14:45
Dërgoi sondën në planetin e kuq/ Nëse hyn në Emirate, vulë marsiane në pasaportë

Nëse viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, këto kohë, do të marrësh një vulë marsiane në pasaportë, kjo pasi sonda Hope e vendit, u ndal me sukses në orbitën e planetit të kuq.

14:39
Shkodra “nën” ujë, Buna del nga shtrati! Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve (FOTO)

Si pasojë e reshjeve intensive gjatë orëve të fundit dhe shkarkimit nga kaskada e lumit Drin, harta e përmbytjes në zonën e nënShkodrës është zgjeruar ndjeshëm.

14:38
Moska përgatitet për “apokalips bore”/ Zhvendoset bisha nga lindja, pritet rekord reshjesh

Moska po përgatitet për reshje rekord bore gjatë fundjavës ndërsa moti pritet të sjellë një apokalips dëbore në kryeqytetin rus.

14:29
Shitet Ferma në Nevada/ Ka akses direkt në bazën ushtarake sekrete ‘Area 51’

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të blini një fermë që ju lejon të keni akses në bazën ushtarake top-secret, Area 51? Nëse po, kjo është mundësia juaj, pavarësisht se do t’ju kushtojë jo pak.

14:25
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, reagon Rama: Uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë

Pas arrestimit të gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, vjen reagimi i Kryeministrit Rama.

14:19
Shtyu izolimin deri në mars/ Merkel jep shpjegime para deputetëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë para deputetëve në Bundestag për të shpjeguar vendimin për zgjatjen e masave kufizuese anti Covid deri më 7 mars, një ditë pas takimit të saj me drejtuesit e landeve në vend.

14:14
Shuhet “mbreti” i pornos/ Larry Flynt ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare (FOTO)

Manjati amerikan i pornos, Larry Flynt, i njohur si botuesi i revistës Hustler, u nda nga jeta në Los Angeles të mërkurën në moshën 78 vjec.

14:08
Rëndohet situata në Mal të Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Muaji shkurt në Mal të Zi vazhdon të shënojë rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus, shtimit të numrit të pacientëve në spitale por edhe rasteve të vdekjeve. 

14:05
Reshje intensive në Elbasan, përmbyten tokat bujqësore

55 milimetra ka qenë intensiteti i gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Qarkun e Elbasanit, ku nuk mungojnë problemet për shkak të përmbytjeve.

14:02
Covid-19, lehtësohen masat në Kosovë/ Hiqet ora policore, studentët rikthehen në universitete

Qeveria e Kosovë po zhvillon një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.

14:01
Imunizimi i Ballkanit/ DW: Ka nisur në rajon turizmi i vaksinimit

Ndërsa bota po bën përpjekje për të vaksinuar popullatat, rajoni i Ballkanit është dukshëm pas pjesës tjetër të Evropës, me vetëm dy vende të tij që e kanë nisur tashmë vaksinimin.

13:58
Përroi i Karbunarës del nga shtrati, përmbyt tokat përreth! Pula ‘noton’ në ujë

Përroi i Karbunarës  ose siç njihet në Lushnje, Lunja e Karbunarës ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm duke përmbytur oborret dhe rrugët e disa lagjeve.

13:58
Britney Spears do të publikojë një dokumentar për jetën e saj

 Thuhet se këngëtarja ka nisur punën me një producente, për të publikuar dokumentarin e jetës së saj.

13:51
Gjimnazet sot u mbyllën/ Mësimi do të zhvillohet on line për dy javë

Sot në mëngjes asnjë gjimnaz në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit nuk është hapur.

13:47
Rëndohet situata e reshjeve në Shkodër, Forcat e Armatosura nisin evakuimet

Reshjet e dendura kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës së përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës.

13:45
Yuri Kim: Në fund të ditës së sotme… jam në bisedime për diçka shumë të rëndësishme për një emër tjetër

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët për pastrimin e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo edhe një herë ka përsëritur apelin e mëparshëm duke thënë se kjo gjë nuk kërkohet nga SHBA por listat e pastra pa kandidatë të inkriminuar i meriton populli shqiptar.

13:40
Yuri Kim në Durrës: Tre prioritete kryesore të një vendi janë demokracia, mbrojta dhe biznesi

Duke folur për gazetarët Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nga Durrësi, është ndalur tek tre prioritet e një vendi demokratik.

13:36
I burgosuri Dritan Dajti po kurohet nga Covid-19/ Blindohet “spitali”, dyshohet për plan arratisje

Siç thonë burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ka një plan masash të shtuara veçanërisht në brendësi të spitalit të burgut në Tiranë, për shkak të një informacioni zyrtar të delegur policisë së shtetit nga drejtoria e burgjeve, menjëherë mbas transferimit të të dënuarit Dritan Dajti, nga burgu i Peqinit në Spitalin e burgut në Tiranë, për shkak të simptomave si i sëmurë dhe i prekur nga Covid.

13:30
Arrestimi i gjyqtares së Krujës, reagon Yuri Kim: SPAK po funksionon dhe do funksionojë…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK ditën e sotme në Krujë, ku janë arrestuar 10 persona pasi akuzohen se me anë të skemave korruptive, ulnin dënimin e të dënuarve, madje edhe lironin shumë të akuzuar për vepra të rëndë kriminale.

13:20
Cardi B lejoi vajzën e saj 2-vjeçare t’i bëjë make up-in dhe rezultati është një rrëmujë e vërtetë (Foto)

Fytyra e këngëtares dukej një rrëmujë e madhe pasi vajza përdori produktet kozmetike në sy dhe më pas kudo në fytyrë.

13:19
Tenton t’i largohet policisë, hedh qesen me kanabis nga dritarja makinës, por më pas…

Janë vënë në pranga 3 shtetas në Shkodër, për vepra të ndryshme penale.

13:12
Denaj me bizneset gjermane: Qeveria ofroi ndihmë të menjëhershme për sipërmarrjen gjatë pandemisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin virtual me temë “Reflektim dhe diskutim mbi situatën aktuale të biznesit”, organizuar nga DIHA, ku ishin prezent edhe Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

12:59
Rrëshqitje dherash/ ‘Ndahet në gjysmë’ shtylla e tensionit, mbetet pa energji elektrike zona e Farkës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se si pasojë e reshjeve të shiut që ka shkaktuar rrëshqitje të dherave, një pemë është rrëzuar mbi linjën ABC në zonën pranë banesave sociale duke shkaktuar dhe thyerjen e shtyllës.

12:55
Varianti britanik i virusit/ Në kurs për “të pushtuar” gjithë botën

Varianti i koronavirusit që është zbuluar në Kent, mund të bëhet dominues në të gjithë botën shumë shpejt.

12:51
Shtimi i infektimeve, policia ‘nuk fal’ askënd pa maskë në Lezhë

Rritja e rasteve me covid-19 në vendin tonë ka bërë që policia e Lezhës të shtojë kontrollet në rrugët e qytetit.

12:49
Shkodër/ I mitur qëlloi për vdekje motrën 12-vjeçare! Arrestohet xhaxhi i tyre, pronar i armës pa leje

SHKODËR- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë një Shkodër, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

12:47
Kushi- drejtuesve të zyrave arsimore: Angazhim maksimal për monitorimin e mësimit, shtoni vigjilencën për respektimin e rregullave anti-COVID

Mëngjesin e sotëm, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim “online” me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që janë pjesë e zonave me risk të lartë dhe tek të cilat shkollat e mesme do të zhvillojnë mësim “online” për një periudhë dy javore.

12:44
​Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

Qytetarët e Mitrovicës nuk i pengoi moti me shi për të qenë të pranishëm në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Sheshi i qytetit u mbush me mitrovicas të cilit po e prisnin kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtrueses e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani.

12:39
Gjobitet ish-deputeti i LSI-së/ 5 mln lekë Endrit Brahimllarit për mitingun në Maliq

Takimet elektorale në shkelje të masave anti Covid të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë monitoruar nga policia.

12:27
SHBA thirrje Turqisë/ Të heqë dorë nga armatimi rus

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.

12:26
Grabitje me armë në Roskovec/ Ngjarja në një mobileri, plagoset një person

Për herë të dytë, një mobileri në Roskovec është tentuar të grabitet me dhunë.

12:25
​Japoni: Më shumë se 1.000 kompani falimentojnë për shkak të koronavirusit

Në Japoni, për shkak të pasojave të krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit koronar, më shumë se një mijë kompani falimentuan brenda një viti, sipas hulumtimit të kryer nga kompania “Teikoku databank”.

12:22
Arrestimet në Gjykatën e Krujës! Përgjimet nga SPAK zbuluan edhe korrupsionin në QSUT pezullohen nga detyra mjeku dhe një infermier

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

12:18
Rreziku në Currila/ Durrës, rrëshqitjet e dheut vazhdojnë

Zona e Currilave në Durrës po përballet vazhdimisht me rrëshqitje dherash që shkëputen nga shpatet e kodrës dhe përfundojnë mbi rrugë e biznese. 

12:13
OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

12:12
Rekomandimi në SHBA/ Dy maska mbrojnë më mirë kundër Covid-it

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  në SHBA thotë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër Covid 19 se sa përdorimi i një maske të vetme.

12:11
Video tronditëse në Senat/ Demokratët i paraqesin si prova për fajësinë e Trump

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

12:08
Pas skandalit të Tires, reduktohet ushqimi nga familjarët për pacientët te Covid 1

Pas skandalit në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre, Spitali Invektiv Covid1, ka vendosur të reduktojë ushqimet që familjarët e pacientëve të infektuar me koronavirus sjellin për të afërmit e tyre.

12:04
Berat/ Prodhonte dhe mbante armë lufte, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një qytetar nga Berati ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 muaj burg për prodhimin e municioneve luftarake.

12:02
Rruga e Nartës e përmbytur nga uji, Laguna po mbushet me mbetje

Edhe rruga që të çon në fshatin Nartë është nën pushtetin e ujit , për te shkuar në këtë fshat duhen makina të larta pasi niveli i ujit në rrugë është i larte.