Ky landfill që nuk plotëson asnjë kusht sanitar gjendet në Bashkinë e Përrenjasit. Ndotja mjedisore që shkakton vendgrumbullimi i plehrave është edhe më e madhe seç duket në këto pamje. Plehrat e landfillit të Përrenjasit nuk janë të rrethuara, për pasojë shumë prej tyre era i dërgon në përrenj të ndryshme. Shërbimin për pastrimin e mbetjeve urbane kjo bashki nuk e shtrin në të gjithë territorin e saj.

Aty ku mungojnë koshat e mbeturinave, banorët e zonës plehrat i hedhin në përrua më pas këto mbetje notojnë në lumin Shkumbin dukë përfunduar kështu në grykëderdhjen e tij në detin Adriatik.

Shumë herë qeset dhe shishet plastike hasin pengesa për pasojë destinacioni i tyre përfundon në shtratin e lumit. Për të pasur qytetin, lumin dhe detin më të pastër ministria e mjedisit ka hartuar ligjin 10463 për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe strategjisë kombëtare dhe masterplanit kombëtar, pra këto mbetje duhet të përfundojnë në inceneratorin e Elbasanit.

Eliminimi i përhershëm i mbetje në incinerator bashkisë së Përrenjasit I kushton 200 mln lekë më pak se sa merr operatori ekonomik që ka kontraktuat kjo bashki.  Mos zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve vë në rrezik të gjithë mjedisin shqiptar.

Top Channel