Një përplasje me thika mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e dy personave në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit dhe mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital.

Paraprakisht mësohet se të plagosurit janë vëllezër, përkatësisht 18 dhe 23 vjeç dhe një prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë duke punuar për kapjen e tyre.

Top Channel