U kapën me kokainë në banesë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë. Policia jep detajet e para

29/05/2021 11:08
Foto Ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen si posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”  kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.D., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Rr. M., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Policia ka sekuestruar  doza me lëndë narkotike kokainë , peshore elektronike, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel