Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tranë pasi i është gjetur kokainë gjatë kontrollit në makinë.

E.J., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Komisariatin e Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Komisariatin e Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ; E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel