Ukraina “fiton epërsi” në luftën me Rusinë/ Axios: Mund të sulmojë kudo dhe kurdo që të dëshirojë, madje edhe në Moskë ose Shën Petersburg
Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, njoftoi qeveria spanjolle, duke hequr kështu kufizimet e vendosura në fillim të pandemisë COVID-19.
“Ky lehtësim është për shkak të ngadalësimit të qarkullimit të virusit në Evropë, nga vijnë pjesa më e madhe e anijeve, si edhe rritjes së vaksinimit”, specifikoi Ministria e Transportit në një njoftim për shtyp.
Vendimi lidhet gjithashtu edhe me uljen e rasteve në rajonet ku anijet ankorohen më shumë. Ndalimi u vendos në mes të marsit 2020 në Spanjë, që para pandemisë COVID-19, ishte destinacioni i dytë në Evropë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, sipas ministrisë.
Në vitin 2019, sektori kontribuoi rreth 2,8 miliardë euro në PBB-në e Spanjës, duke llogaritur rreth 50 000 vende pune dhe 1,5 miliardë euro në paga.
Top Channel