Sportistët shqiptarë të Tokios/ Veliaj me sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike

29/05/2021 15:16

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.

Veliaj: Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar.

Veliaj: Ndonjëherë sheh një njeri që e ka performancën vetëm disa sekonda, nga nisja deri tek kërcimi dhe ti thua, “sa gjë e lehtë, 4 sekonda për të ngritur flamurin tonë dhe një medalje”. Qartazi pas 4 sekondave janë vite të tëra, orë të tëra, mund i jashtëzakonshëm, një familje e tërë, një qytet i tërë, një skuadër e tërë që mbështet një njeri për ato 4 sekonda. Po të shihni edhe në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi ose jo sportistë, në çdo gjë që bëjmë ekziston një tribunë spektatorësh që thonë, “pse kështu bëhet?” Dhe pyetja është: Jeni të përgatitur mjaftueshëm që të rrini të fokusuar te gjëja që doni të bëni, apo do lejoni cilindo që ju vë stërkëmbësh, që ju përgojon, që ju dekurajon, që ka një arsye ose xhelozie, ose inati mundohet që të bllokojë suksesin tuaj? Unë besoj që mësimet që na vijnë sidomos nga sportistët është: Fokus, fokus, fokus. Edhe nuk ka rëndësi nëse do jenë Lojërat Olimpike të Tokios, apo nëse do jetë karriera juaj, apo nëse do filloni një biznes, apo nëse jeni pjesë e një skuadre, ose një ambicieje, pyetja është: Kush ka durimin, apo përqendrimin që të shkojë deri në fund dhe kush është gati të punojë ndoshta edhe 40 vjet, për 4 sekonda sukses?

Top Channel