Top Channel/ Veliaj me sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Tokio
29/05/2021 15:21

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio. Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017. Veliaj: Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar. Veliaj: Ndonjëherë sheh një njeri që e ka performancën vetëm disa sekonda, nga nisja deri tek kërcimi dhe ti thua, “sa gjë e lehtë, 4 sekonda për të ngritur flamurin tonë dhe një medalje”. Qartazi pas 4 sekondave janë vite të tëra, orë të tëra, mund i jashtëzakonshëm, një familje e tërë, një qytet i tërë, një skuadër e tërë që mbështet një njeri për ato 4 sekonda. Po të shihni edhe në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi ose jo sportistë, në çdo gjë që bëjmë ekziston një tribunë spektatorësh që thonë, “pse kështu bëhet?” Dhe pyetja është: Jeni të përgatitur mjaftueshëm që të rrini të fokusuar te gjëja që doni të bëni, apo do lejoni cilindo që ju vë stërkëmbësh, që ju përgojon, që ju dekurajon, që ka një arsye ose xhelozie, ose inati mundohet që të bllokojë suksesin tuaj? Unë besoj që mësimet që na vijnë sidomos nga sportistët është: Fokus, fokus, fokus. Edhe nuk ka rëndësi nëse do jenë Lojërat Olimpike të Tokios, apo nëse do jetë karriera juaj, apo nëse do filloni një biznes, apo nëse jeni pjesë e një skuadre, ose një ambicieje, pyetja është: Kush ka durimin, apo përqendrimin që të shkojë deri në fund dhe kush është gati të punojë ndoshta edhe 40 vjet, për 4 sekonda sukses?

Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28