Punonjësit e azilit dhunojnë të moshuarën, pamjet që po shkaktojnë zemërim në Greqi

29/05/2021 21:01

Pamje të rënda vijnë nga Greqia ku tregohen një grup punonjësish azili të moshuarish që tallen e torturojnë një të moshuar, duke shkaktuar zemërim.

Punonjësit e azilit abuzojnë me të moshuarën, duke i tërhequr buzën, prekur hundën, veshët dhe tallen mbi të, teksa e moshuara është e pafuqishme që t’i ndalë.

‘Ik nga këtu”, ulëret ajo në një moment.

Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe është pjesë e një hetimi të nisur nga autoritetet pas denoncimit të shumë qytetarëve se të afërm të tyre dhunoheshin sistematikisht nga punonjësit e një azili në këtë ishull.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel