Basha: Të vazhdojmë bashkë/ Kreu i PD takon demokratët e Matit dhe të Bulqizës

29/05/2021 15:05

Kandidati Lulzim Basha fushatën për të qenë ai përsëri i pari demokratëve e vijoj në Mat, nga ku fillimisht shpjegoi faktorët që çuan në humbjen e PD-s.

Basha: Beteja ishte dizenjuar për të shkatërruar jo thjeshtë vullnetin e shqiptarëve por shpirtin e Partisë Demokratike. Pavarësisht prej pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve, pavarësisht prej pikëpamjeve të ndryshme që është normale që të kemi në një parti të hapur të debatit siç, është partia jonë, jemi ne që prapë se prapë kemi mbi supe misionin e ndryshimit që morëm para shqiptarëve dhe e çuam me 25 prill në një pikë kulminante ndonëse jo finale të betejës tonë.

Misioni i ndryshimit tha Lulzim Basha, mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike.

Basha: Me përgjegjësinë që na kanë dhënë shqiptarët, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët kudo që ndodhen, atë për të sjellë ndryshimin, jam këtu për t’ju kërkuar ndihmën tuaj. Jam këtu për t’ju kërkuar ta vazhdojmë bashkë këtë përballje, ta vazhdojmë bashkë këtë betejë! Natyrisht, të vetëdijshëm se sa më shumë duhet të bëjmë, duke u nisur nga unë dhe sa më shumë të bëjmë, aq më shpejt do t’ia shkurtojmë ditën regjimit.

Ndërsa demokratëve të Bulqizës, zoti Basha u tha se se duhet të  jemi të gjithë bashkë e  vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rrëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike.

Top Channel