Bulqizë/ Minatori humbi jetën në punë, arrestohet tekniku. Procedohen penalisht tre brigadierë

29/05/2021 13:41
Viktima

Një 34-vjeçar në prangat e policisë së Bulqizës  për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” pasi me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Për këtë çështje, filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi Elti Alla,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel