Nga kanosja e punonjësit të policisë tek sherri mes të rinjve, çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

29/05/2021 11:02

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësin e policisë bashkiake në rrugën “Lord Bajron”.

Ndërsa për 46-vjeçarin Kujtim Imeri, u ekzekutua i prokurorit për ta dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Gjithashtu një 15-vjeçar është shoqëruar në polici pasi gjatë konflikti në rrugën “Loni Ligori” ka dëmtuar me mjete prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel