Turistët e huaj shijojnë motin e nxehtë në plazhin e Vlorës: Nuk kemi frikë nga Covid, Shqipëria është e vaksinuar

29/05/2021 14:13

Ditët e fundit të pranverës i gjejnë plot plazhet e Vlorës. Në plazhet e Ujit të Ftohtë nuk mungojnë vlonjatët kryesisht banorët e kësaj zone.

Të shumtë edhe të huajt në këtë plazh që vijnë nga Ukraina dhe Bjellorusia. Ndryshe nga herët e tjera këtë sezon të gjithë janë vizitorë dhe turistë për herë të parë në Shqipëri dhe Vlorë

“Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga Covid nuk kemi frikë”, tha një prej turistëve.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Këtu po kalojmë shumë mirë. Një eksperiencë e paharrueshme. Nuk kemi frikë nga covid, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.”

Top Channel