EMA: Përzierja e vaksinave antiCovid-19 e sigurtë dhe efikase

30/05/2021 03:36

Mundësia e përzierjes së vaksinave antiCovid-19 është një çështje e rëndësishme që aktualisht po diskutohet, deklaroi Marco Cavaleri, ekspert i EMA-s.

Ekzistojnë dy studime klinike që ofrojnë të dhëna për përzierjen, veçanërisht midis vaksinave AstraZeneca dhe mRna, njëra e kryer në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Spanjë.

”Nga të dhënat e para që shohim nuk ka shqetësime të mëdha me këtë qasje nga pikëpamja e sigurisë dhe e efikasitetit. Sidoqoftë, ne do të mbledhim të dhëna të mëtejshme dhe do t’i studiojmë ato për t’u siguruar që kjo qasje është aq e mirë sa duket”, theksoi Cavaleri.

Top Channel