Hapet sezoni turistik në Fier, dhjetëra persona ndjekin garën kombëtare me kuaj

29/05/2021 14:06

Hapet sezoni turistik në vijën bregdetare të bashkisë Fier. 

Aktiviteti kryesor në këtë ditë ishte gara kombëtare me kuaj “Kupa e Darzezës”, që e organizon Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj me mbështetjen e Bashkisë Fier. Kryebashkiaku i Fierit shprehet optimist se ky aktivitet do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit përgjatë vijës bregdetare.

Në këtë garë morën pjesë 14 ekipe, në përbërje të të cilëve kishte kuaj të rracave të ndryshme si dhe kuaj autokton shqiptar, të cilët dallohen për rezistencë.

Gara kombëtare me kuaj është ndjekur nga dhjetëra dashamirës nga qyteti i Fierit.

Top Channel