Gjendet i pajetë në makinë një person në Vlorë, kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia

29/05/2021 11:25

Një person është gjetur i pajetë në makinë tek zona e quajtur “Kapelja” në qendër të Vlorës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe vuante nga probleme të zemrës.

Forcat blu bëjnë me dije se personi, i identifikuar me inicialet E.L., 45 vjeç është gjetur nga familjarët sot rreth orës 10:50 në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel