Nuk ka më gol dyfish/ UEFA shfuqizon rregullin 56 vjeçar për golat në transfertë

29/05/2021 09:36

UEFA vendosi heqjen e rregullit të golit të shënuar në fushë kundërshtare për kompeticionet  evropiane, pasi e konsideron atë si shumë të vjetëruar.

Ky rregull është vendosur prej 56 vitesh sipas të cilit skuadra që ka shënuar më shumë gola në fushë kundërshtare kualifikohet në  përfundim të dy ndeshjeve me eliminim direkt, nëse ka barazim në rezultatin e përgjithshëm dhe tani mendohet që sfidat e dyta të ndeshjeve të tilla të shkojnë në kohë shtesë.

Sipas ‘The Times’ UEFA e mori vendimin për heqjen e këtij rregulli në mbledhjen e së premtes në prag të finales së Ligës së kampioneve mes Manchester City dhe Chelsea.

Besohet se përdorimi i fushave neutrale për disa ndeshje të kompeticioneve evropiane për shkak të pandemisë koronavirus  e bën këtë rregull të duket i panevojshëm, ndërsa në përgjithësi, avantazhi i të luajturit në shtëpi nuk është aq i madh sa ka qenë më parë. Ky rregull ka qenë një pjesë thelbësore e kompeticioneve evropiane dhe ka pasur një impakt domëthënës dhe prej vitesh është kërkuar heqja e tij.

Në sezonin 2018/2019, Tottenham eliminoi Manchester United dhe Ajax falë rregullit të shënuar në golin në fushë kundërshtare. Ndërsa në sezonin aktual, Paris Saint Germaini eliminoi Bayernin falë 3 golave të shënuar në Mynih. Ndërsa  Juventusi u eliminua nga porto që shënoi në minutën e 115 të ndeshjes së dytë, golin që I kualifikoi për më tej në Ligën e Kampioneve Një prej zërave më kritikë të këtij rregulli ka qenë ish trajneri i Arsenalit, Arsene Venger që kërkoi heqjen e këtij rregulli edhe në vitin 2015 pasi Chelsea dhe Arsenali u eliminuan për shkak të golit të shënuar në fushë kundërshtare

Ndërsa 3 vjet më parë, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA, Giorgio Marchetti tha se UEFA do të rishikonte këtë situatë pasi shumë prej trajnerëve më të mirë theksonin se ky rregull favorizonte më shumë skuadrat udhëtuese.

Top Channel