Topografja që bën art me rezinë/ Një pjesë të të ardhurave i dhuron për mbrojtjen e kafshëve

28/05/2021 15:41

Klara Profka nga Fieri punon si inxhiniere topografe, përveç profesionit të ardhura të mira Klarës i siguron edhe pasioni.

Ajo rezinës i jep forma të ndryshme artistike si varëse çelsash të personalizuara, tabaka,  shtroje për gota apo dhe bizhuteri, për pasoja Klara ka porosi në çdo ditë të vitit.

Klara Profka: “Unë kam mbaruar fakultetin e ndërtimit dega gjeodizi, ose sic njihet topografi. Pasioni ka nisur shumë herët me gjyshen dhe  mamin duke thurur. Pastaj bota e internetit të jep shumë mundësi për të mësuar teknika të reja hand made. Aty mora dhe njohuritë e duhura për rezinën. Lë të themi që rezina është një lloj plastike e lëngshme.”

Një punë e mirë cilësore sipas Klarës kërkon afërsisht 1 javë kohë. Vajza nga Fieri një pjesë të të ardhurave që siguron nga pasioni i saj i çon pranë shoqatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

Klara Profka: “Do të punojmë dy shtroje gotash. Do të punojmë më dy komponentë që është vetë rezina dhe përforcuesi, që vijnë në raportet 2 me 1. Që do të thotë në 100 gram rezinë ne duhet të shtojmë 50 gram përforcues. Materiali duhet të përzihet sa më avash, kështu eliminojmë bulzat e tepërta që formohen nga bashkimi i komponentëve.

Kemi edhe pigmentet pasi shumica e klientëve i duan me ngjyra punimet. Rezina duhet të punohet ne një ambient jo shumë të ngrohtë rreth 20-122 gradë celsius kjo ndihmon në bashkimin e komponentëve dhe në viskozitetin e saj. Duhet të presim disa orë që materiali të ngurtësohet. Në përgjithësi rezina ngurtësohet nga 12-24 orë. Mbas kësaj kompozojmë punimin  me lule.”

Top Channel