Filmohen 14 UFO mbi aeroplanmbajtësen Omaha, Pentagoni shqyrton videon

28/05/2021 16:23

Të paktën 14 objekte të shkëlqyeshme fluturuese, me diametër 1.82 metra, janë diktuar nga radarët e aeroplanmbajtëses amerikane Omaha.

Gjithçka është dokumentuar në një video të siguruar nga Jeremy Corbell, studiues i fenomeneve jashtëtokësore, i cili pati hedhur disa kohë më parë në internet filmime të disa objekteve në formë piramidale apo edhe atë të UFO-s që zhduket në oqean.

Sipas tij, aeroplanmbajtësja Omaha gjendej në brigjet pranë San Diegos, në Kaliforni kur u pikasën mjetet e çuditshme fluturuese të një mase solide, të cilat lëviznin me një shpejtësi që shkonte nga 46 deri në 158 milje në orë. Prania e tyre u regjistrua nga disa radarë.

Corbell thotë se raporti që po shqyrtohet nga Task Forca përgjegjëse për UFO-t, Uaptf, tregon se objektet sferike ishin në gjendje të zhyteshin, por nuk ka pasur më asnjë gjurmë prej tyre dhe nuk u panë dot pas zhytjes në ujë, edhe pse për këtë qëllim u përdor dhe një nëndetëse.

Top Channel