Leja që ndot mjedisin/ Landfilli i Prrenjasit nuk plotëson asnjë kusht sanitar, mbetjet nuk diferencohen

28/05/2021 19:46

“ Kam 30 vjet që punoj këtu në plehra. Nuk kam se çfarë të ha. “

Kjo katastrofe mjedisore është prezente në Bashikinë e Prrenjasit prej tre dekadash. Ky landfill që nuk plotëson asnjë kriter sanitar, cuditërisht është pajisur nga Ministria e Mjedisit me Leje mjedisore që prej vitit 2014. Për menaxhimin e mbetjeve urbane Bashkia Prrenjasit në vitin 2019 ka lidhur një kontratë me operatorin ekonomik Rej, shpk.

Në këtë landfill, makinat e plehrave derdhin të gjitha llojet e mbetjeve pa I diferencuar ato, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor.

 Çfarë shërbimesh përfshihen nga kjo kompani private?

“Grumbullimin e mbetjeve, dërgimin e tyre në vendgrumbullim, pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e vengrumbullimit”, thotë Gerti Roçi , specialist mjedisi.

Dërgimi i plehrave në qiell të hapur i kushton jo pak Bashkisë së Prrenjasit.

Dhe cila është kostoja financiare?

“Një kosto prej 700 mln lekësh të vjetra për periudhën 5 vjeçare. “

Sipas ligjit 10463 për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe strategjisë kombëtare dhe masterplanit kombëtar këto plehra duhet të dërgohen në inceneratorin e Elbasanit. Nëse ky ligj do të zbatohej nga Bashkia Prrenjas, ky katastrofë mjedisore nuk do të ekzistonte.

Top Channel