E premte, 25 Qershor 2021
13:02
Arrestohen babë e bir në Sarandë, tentuan të kultivonin kanabis në pronë publike

Dy persona, babë e bir janë vënë nën prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në një pronë publike.

12:55
I vunë tritol në banesë para 2 vitesh, sot i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë/ Viktima është vëllai i Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares

Albert Taullau, 60-vjecari që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës në Lushnje është vëllai i Saimir Taullaut.

12:53
Tragjike! Nëna vret të bijën, e godet 15 herë me thikë e më pas tenton ti japë fund jetës së saj (FOTO)

Një nënë që i dha fund jetës të së bijës ‘me duart e saj’ është dërguar në një qendër të shëndetit mendor, në Londër.

12:42
Kur ikën vala e të nxehtit? Lajda Porja jep detaje, ja kur do të vijnë ditët më të freskëta. Zbulon përse është ajri i papërballueshëm në Tiranë

Lajda Porja, drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb ka folur për valën e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë dhe për ditët e freskëta që pritet të vijnë në edicionin e lajmeve të Top Channel.

12:31
Zgjedhjet e 30 qershorit në ‘Venecia’, Meta: Nuk do të ketë kurrë më votime moniste në Shqipëri

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku paraqet, sipas tij, disa fakte se si në votimet e 30 qershorit, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

12:28
Frika nga mutacioni Delta i covid/ Izraeli rikthen maskat në ambientet e mbyllura

Izraeli është në prag të një vale të re pandemike për shkak të mutacionit të koronavirusit Delta, pasi të enjten, për ditën e dytë, më shumë se 100 raste të reja u regjistruan.

12:28
Për këngë e valle në Lushnje/ Zhvillohet festivali folklorik me pjesëmarrës nga të gjitha trevat

Në Lushnje po zhvillohet festivali folklorik tipologjik i valles burimore popullore.

12:22
Me trëndafil të bardhë në dorë…/ Dalin imazhet e babait dhe vajzave që humbën jetën në aksidentin tragjik (FOTO)

Familja prej katër anëtarësh u shua mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në rrugën Fier-Vlorë. Si pasojë i përplasjes me një automjet tip “Audi”, anëtarët e familjes që po udhëtonin me mjetin tip “Toyota” ndërruan jetë.

12:19
Udhëtim pa karantinë/ Britanikët me dy doza mund të shmangin karantinën në fund të verës

Britanikët me dy doza vaksinash do mund të kthehen pa pasur nevojë të karantinohen nga vendet e ‘listës së berdhë’, ku bën pjesë e gjithë Evropa kontinentale, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, me përjashtim të ishujve Baleare në Mesdhe si Majorka, Minorka e Ibiza, por kjo do ndodhë më vonë gjatë verës, ka deklaruara Ministri britanik i Transportit.

12:13
U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, pranga 53-vjeçarit në Korçë

Një 53-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Korçës, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

12:13
Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi “Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

12:03
Mirditori kapet në tentativë për të kultivuar drogë, shpallet në kërkim djali i tij. Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e tyre

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, pasi në fshatin Lufaj, Mirditë është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. I arrestuari është Luka Luka, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij, Përparim Luka.

12:00
Shuhet një familje në aksident/ Përplasja fatale në orët e para të mëngjesit në Fier-Vlorë

Një familje emigrantesh u shua këtë mëngjes në një aksident tragjik që ndodhi në rrugën Fier – Vlorë.

11:57
Në taksi me armë zjarri në çantë, si u kap 21-vjeçari nga policia e Durrësit. Shpallet një tjetër në kërkim për kultivim kanabisi

Një 21-vjeçar, banues në Fushë Krujë është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” pasi po lëvizte me armë zjarri me vete.

11:47
Hapet dogana greke për autobusët shqiptarë

Mbas publikimit të lajmit se autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve të linjave shqiptare në Kakavijë, ka reaguar edhe ambasada jonë në Athinë, e cila nëpër një note proteste, por edhe me takime nga afër me zv-ministrin e Transportit të Greqisë kanë bërë të mundur hapjen e kufirit për kompanitë shqiptare të udhëtimit.

11:34
Aksidenti tragjik/ Shefi i reanimacionit në Vlorë flet për gjendjen e të plagosurve: Janë koshientë, por dy do t’i transportojmë te Trauma sepse…

Shefi i repartit të reanimacionit, Edmon Breshani ka folur për gjendjen shëndetësore të tre të rinjve nga Tirana, që mbetën të aksidentuar në përplasjen tragjike që rezultoi fatale për një familje me katër anëtarë.

11:28
Publikohet video tmerruese brenda pallatit 12 katësh që u shemb në Miami, ende dhjetëra të pagjetur nën rrënoja

Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleksi banimi.

11:22
Detaje nga aksidenti/ Ishin emigrantë, erdhën nga Greqia për pushime. Ja ku po shkonin para se të ndodhte përplasja tragjike

Detaje të reja janë zbuluar për jetën e familjes prej 4 anëtarësh që u shua mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

11:18
Vetëhidhet nga kati i tretë i banesës 60-vjeçari

Një person është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së tij.

11:11
Gazetari bjellorus, Pratasevich dhe partnerja e tij lihen në ‘arrest shtëpie’

Prindërit e gazetarit të burgosur bjellorus, Raman Pratasevich, dhe partneres së tij, Sofia Sapega, konfirmuan se të dy ata janë transferuar në arrest shtëpiak.

11:11
Verratti karikon Italinë: Duhet të shohim larg, me fat që kemi Jorginhon

Në prag të ndeshjes me Austrinë, për fazën e 1/8-ave të Europianit, mesfushori Marco Verratti ndihet i rikuperuar plotësisht dhe gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë.

10:57
U kap “mat” duke shkëmbyer puthje me Ministrin e Shëndetësisë. Kush është sekretarja milionere, nënë e tre fëmijëve (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock u ‘kap mat’ teksa shkëmbente puthje të zjarrta me sekretaren e tij Gina Coladangelo, të cilën e punësoi vitin e kaluar.

10:55
“30 Qershori” në “Venecia”/ Ngjela: Kryetarja e Shkodrës nuk merr vesh nga ligjet, ata…

Ditën e djeshme përfundoi, seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor të 2019-ës.

10:45
Balla inspekton punimet e rrugës Gramsh-Skënderbegas: Gramshi ka potencial shumë të madh të zhvillimit turistik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Rrugës Gramsh – Skënderbegas.

10:43
“Kërcet” tenxherja pas dasmës, dhëndri dhe nusja përfundojnë në spital

Një debat ka nisur mes një çifti të sapomartuar në Kretë, Greqi gjatë mbrëmjes të së enjtes.

10:33
Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik/ Kush është familja që u shua (EMRAT)

Policia ka bërë të mundur identifikimin e familjes që humbi jetën në aksidentin tragjik, mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.

10:32
SHBA i dhuron Afganistanit tre milionë vaksina

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i dhurojë Afganistanit tre milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit.

10:26
SHBA/ Burri vret gruan dhe dy vajzat, më pas bën vetëvrasje  

Një familje prej katër personash u gjet e vdekur, në Ohio, dhe sipas policisë flitet për një vetëvrasje dhe tre vrasje.

10:23
Udhëtimet nga Tirana/ TIA njofton pasagjerët se çfarë testesh mund të kryejnë në aeroportin e Rinasit

Teksa pandemia e Covid-19 vijon të jetë prezente, por me shifra shumë më të ulëta se më parë, Tirana International Airport njofton se çfarë testesh mund të bëjnë pasagjerët në aeroportin e Rinasit para udhëtimit.

10:16
Publikohen fotot brenda zyrave/ Ministri i Shëndetësisë ‘kapet mat’ duke shkëmbyer puthje ‘të zjarrta’ me sekretaren

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock është ‘kapur mat’ me sekretaren e tij.

10:13
14 vjeçarja largohet nga shtëpia, një person në rrjete sociale zbulon se kanë nisur bashkëjetesën

Një vajzë e moshës 14 vjeçare është larguar nga shtëpia e prindërve, ndërsa një person përmes rrjetit social është paraqitur duke thënë se ajo po bashkëjeton me të.

09:37
Japonia do të dhurojë vaksina të tjera COVID-19 në të gjithë Azinë

Japonia ka bërë të ditur se duke filluar nga java e ardhshme do të sigurojë vaksina Oxford-AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për kombet aziatike.

09:30
Aksidenti në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë, mes viktimave edhe dy fëmijë

Ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje.

09:27
Dështojnë përpjekjet për një takim BE-Rusi

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel në orët e para të së premtes.

09:16
Nigeri, numri i të vdekurve nga kolera rritet në 296

Numri i të vdekurve në Nigeri nga shpërthimi i kolerës është rritur në 296, me shtatë persona tjerë që kanë humbur betejën e tyre kundër sëmundjes, tha një zyrtar shëndetësor.

09:12
Zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinë, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë lënduar kur sot shpërtheu zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinën qendrore, njoftuan mediat shtetërore.

09:10
Përplasen dy makina në Vlorë/ Shkon në 3 numri i viktimave, plagosen edhe dy persona

Autoritetet kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë.

09:06
Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës, ja magnituda

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë, mesnatën e sotme, në Durrës.

08:53
Pamje/ Banesa në Lushnjë shkrumbohet nga flakët, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në lagjen Savër të Lushnjës, mëngjesin e ditës së sotme.

08:51
Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, ndërron jetë i mituri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kripës, në autostradën Levan -Vlorë. Dy makina janë përplasur dhe deri tani raportohet se ka humbur jetën një i mitur.

08:39
Negociatat nuk u hapën/ Rama bisedë me Grenell: BE-ja po dështon herë pas herë që të mbajë premtimet e veta!

Ish- i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e BE për të mos çelur negociatat me Shqipërinë.

08:26
EMRI/ Ndahet papritur nga jeta infermierja e QSUT-së, mesazhi prekës i kolegëve

Një infermiere e QSUT ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ndarja nga jeta e Adjola Sulas ishte e papritur.

08:21
Florida/ Ende dhjetëra të pagjetur nën rrënojat e pallatit që u shemb

Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

08:11
Një tornado shkatërruese godet Republikën Çeke

Së paku 150 njerëz u plagosën pasi një tornado e fuqishme përfshiu të enjten disa fshatra në juglindje të Republikës Çeke.

07:55
Diell dhe temperaturat mbeten të larta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

E enjte, 24 Qershor 2021
23:10
Superhëna e plotë, si ndikon në çdo shenjë të horoskopit

Hëna e plotë, e cila këto muaj ndodh në shenjën e Bricjapit, sjell shumë ndryshime shpresëdhënëse.

23:05
Shkencëtarët zbulojnë shenja të aktivitetit gjeologjik në Venus

Ekzistojnë prova që disa pjesë të sipërfaqes së Venusit lëvizin ngjashëm me atë të Tokës.

22:58
10012 qytetarë të vaksinuar sot/ Mbi 922 mijë të imunizuar deri tani në vendin tonë

Ditën ne sotme janë vaksinuar 10012 qytetarë duke e çuar numrin total të të imunizuarve në 922886.

22:49
“Ditë e gëzuar”/ Pas shumë ditësh në terapi intensive fiton betejën për jetën foshnja e lindur para kohe  

Pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, foshnja e lindur para kohe  në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka fituar betejën për jetën.

22:44
Katër truke psikologjike për të ulur stresin në pak sekonda

Në ritmin tonë të shpejtë të jetës, stresi është pothuajse një pjesë përbërëse e jetës së një personi modern

22:19
Shkrumbohet Benz-i, shpëton drejtuesi

Një makinë ka marrë flakë në rrugën Tiranë Elbasan .

22:14
U mbajt peng 6 vite në xhunglën e Kolumbisë/ Politikania përballet me rrëmbyesit 13 vite më vonë

Politikania franko-kolumbiane Ingrid Betancourt e kthyer në simbol të rrëmbimit është përballur me pengmarrësit 13 vite më vonë.

22:07
Pamjet fantastike të Superhënës në vendin tonë

Mbrëmja e 24 qershorit shënon hënën e plotë për muajin qershor.

22:05
Projekti i Erdogan dëmton natyrën e fshatit Gurdere, banorët ngrihen në protestë

Në qytetin verilindor turk Ikizdere, fusha të harlisura, të dendura pyjore dhe çaji jeshil shtrihen në shpatet e një lugine idilike, një pjesë e parajsës së natyrës pranë shtëpisë së presidentit turk Erdogan.

22:05
Çfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane rreth UFO-ve? SHBA në pritje të publikimit të raportit

Në raport përfshihen mbi 120 raste të atyre që ushtria i quan Fenomene Ajrore të Paidentifikuara, por ende nuk është bërë ndonjë përcaktim në lidhje me origjinën e mjeteve fluturuese misterioze.

21:53
Britania ndalon reklamat televizive, online të ushqimeve të pashëndetshme para orës 21.00

Megjithë masën e re aktivistët thonë se ajo ka shumë përjashtime që ulin ndikimin ndaj niveleve të obesitetit në rritje.

21:51
Alarmohen fermerët në Kroaci, ujqërit sulmojnë çdo ditë bagëtitë e tyre

Të dëshpëruar, fermerët kroatë thonë se ujqërit po zhdukin bagëtitë e tyre.

21:37
Pas shembjes së ndërtesës në Florida, Biden: Jemi gati ta japim ndihmën tonë

Një ndërtesë është shembur në qytetin e Miamit, ku për pasojë ka vdekur një person dhe rreth 51 konsiderohen të zhdukur.

21:17
Informatori i Wikileaks thotë se pas ‘vetëvrasjes’ së John McAfee … radhën e ka Julian Assange (fotot)

Edward Snowden, ish-analisti i CIAs i kthyer në informatorin kryesor të rrjetit Wikileaks, ka paralajmëruar sot se Julian Assange mund të jetë tjetri në radhë pasi John McAfee u gjet i varur në qelinë e tij të burgut, të mërkurën në Spanjë.

21:11
Miratoi ligjin që pengon diskutimet për LGBT+ në shkolla/ Kryeministri holandez, i ashpër me Hungarinë: Nuk ka më punë në BE!

Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.

21:06
Kuvendi “rihap” Vetingun, ngrihet komisioni Ad Hock për plotësimin e vendeve vakante në KPK dhe KP

Para se të mbyllë  punimet, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit parlamentar Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

20:46
Garda e Republikës do të ruajë dhe mbrojë ambasadorin e BE në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës me vendim qeverie.

20:41
Nis vaksinimi në kampin Al Hol kundër covid-19

Më shumë se 200 njerëz janë vaksinuar kundër Covid-19 në verilindje të Sirisë, në kampin Al-Hol.

20:36
Fiks Fare/ Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e proceseve gjyqësore me arsye qesharake. Dy persona janë dënuar me 5 vite burg me akuzën e mashtrimit, pasi u faktua se kishin shitur tokën dy herë. Prona, aktualisht është te blerësi i dytë, në një kohë që duhej të ishte te blerësi i parë. Dhe, për këtë gjyq të thjeshtë, Gjykata e Tiranës bën ping-pong me çështjen, teksa e kthen padinë me arsye qesharake si “të meta në padi” për adresat e paditësve. Por, këto adresa janë vendosur në padi sipas Regjistrit të Gjendjes Civile.

20:36
Mbretëreshë Maxima e Holandës habit me fustanin e thurur në Muzeumin e Filmit në Amsterdam (fotot)

Mbretëresha e Holandës dha sot një shfaqje stili gjatë një vizite në një mueum të kryeqytetit Amsterdam.

20:32
Mashtruesja: Nuk kam marrë para, as në universitet nuk kam shkuar

Rektori: Bërja e pazareve në ambjentet e universitetit, shkelje flagrante e ligjit

20:20
Ndryshe nga fqinjët, Polonia vendos karantinë  të detyruar për qytetarët që vijnë nga jashtë BE-së

Qeveria polake, një javë më parë vendosi të kërkojë që të gjithë qytetarëve të saj, që udhëtojnë jashtë Bashkimit Europian (përfshirë Shqipërinë) të bëjnë karantinë në kthim.

20:16
Puthje dhe përqafime ne takimin e Lindës me Samiun, si nuk i kemi parë kurrë (Pamjet)

Takimi i Samiut dhe Lindës shkoi shumë mirë, ndërsa kanë shijuar natyrën së bashku edhe pse në një ditë të nxehtë.

20:11
Vdes ish-mundësja amerikane Melissa Coates, një vit pas gjymtimit të këmbës (fotot)

Ish-mundësja amerikane e kategorisë WWE Melissa Coates, e njohur ndryshe si ‘Super Genie’, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjecare.

20:09
Anglishtja, që në klasën e parë/ Programi i ri nis në shtator në të gjitha shkollat publike

Përfshirja e  anglishtes që në klasë të parë si lëndë e detyrueshme në shkolla nuk ishte vetëm një premtim elektoral.

20:08
“Mik festival”, në Korçë/ Edicioni i katërt i festivalit do zhvillohet edhe në Kolonjë

Korça do të çelë siparin e Mik Festival më 22 korrik dhe për katër netë ky edicion i katërt i Festivalit me Inva Mulën dhe grupin e saj të përzgjedhur të artistëve, do të udhëtojë jo vetëm në Korcë, por edhe në Kolonjë.

20:07
Testet, shqiptarët paguajnë më shumë/ Testet e shpejta më të lira, nuk po licencohen për udhëtarët

Shqiptarët duket se gjithmonë do të duhet të paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë jashtë.

19:55
Berisha non grata nga DASH, Rama intervistë me Grenell: Dëshmi se askush s’është mbi ligjin!

Ish- i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

19:47
Luani vjen ‘i paftuar’ në pik-nik-un luksoz në parkun natyror (fotot)

Të shikosh luanë në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut është diçka relativisht e rrallë, por kohët e fundit disa pushues u mahnitën kur një luan mashkull erdhi ‘të bashkohej’ me ta për një pik-nik në ambjent të hapur.

19:43
Durrës, ende dëme nga tërmeti/ Fasadat e dëmtuara të pallateve po rrëzohen

Shkëputja e një pjese muri nga fasada e një pallati të dëmtuar prej tërmetit këtë të enjte në Durrës fatmirësisht  shkaktoi vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në lagjen 5, një nga zonat me shumë objekte banimi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

19:42
Borxh i ri, 500 milionë euro/ Qeveria po përgatitet për të marrë borxh dhe shlyer borxhin e vjetër

Ashtu siç kishte paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar në fund të vitit të kaluar, Shqipëria po bëhet gati të dalë në tregjet ndërkombëtare për marrjen e një Eurobondi të ri prej 500 milionë euro.

19:40
Buxheti, rriten shpenzimet/ 96 milionë euro shkojnë për Teatrin, bypass Vlorë dhe unazën në Tiranë

Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e vitit 2021. Përmes një akti normative ekzekutivi ka rishikuar treguesit e buxhetit duke rritur me 11.8 miliardë lekë zërin e shpenzimeve në raport me aktin normativ të prillit, duke e çuar kështu totalin e tyre në 610 miliardë lekë.

19:40
Falen gjobat e fiskalizimit/ Akti normativ në fuqi deri në 31 dhjetor të 2021

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje janë ende shumë të mëdha.

19:33
KLSH: 17.7 mln euro dëm ekonomik/ Në kuvend raporti i KLSH, shkeljet gjatë 2020 në 76 objekte

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në seancën e Kuvendit, këtë të enjte, prezantoi raportin e punës për vitin 2020 ku janë evidentuar 76 objekte dhe njw dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

19:30
Deklarata e fortë e Lindës: Disa njerëz s’duhet të bëhen prindër përfshirë dhe nënën time

Linda në takimin me Samiun është treguar shumë e afërt, aq sa ka treguar detaje edhe për jetën e saj.

19:29
Covid 19 në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që pritet të mbërrijnë vaksina të tjera

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten tri viktima nga koronavirusi dhe dhjetë raste të reja pozitive.

19:20
‘Më ktheni jetën time’/ Britney Spears dënon ‘patronazhin ligjor’ të të atit në gjyq (fotot)

Ylli amerikan i muzikës ‘pop’ Britney Spears ka nisur një sulm të ashpër ndaj patronazhit ligjor që babai i saj ka mbi të prej 13 vjetësh, duke folur hapur dje në gjyq mbi kufizimet që ai ka vendosur, si marrjen e detyruar të mjekimeve dhe ndalimit të lindjes së fëmijëve.

19:16
Ftesë në 5/ “Natën je e burrit, ditën je me mua”, vjehrra ndan nusen nga djali

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e Elona Salkurtit, 36 vjeçarja që pak muaj më parë përfundoi studimet e mesme.

19:09
“Më thonë xhuxhe”, Linda ka një thirrje për të gjithë (Fotot)

Linda ka dhënë një mesazh për të gjithë këtë puntatë të Për’Puthen +40.

19:00
Në takim romantik me partnerin/ Rihanna takon këngëtarin shqiptar (Foto)

Festim Rama është një këngëtar i ri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:37
Të paktën 50 të humbur nga shembja e pallatit të banimit në Miami Beach (foto dramatike)

Më shumë se 50 njerëz mbeten të humbur nga shembja katastrofike e një ndërtese rezidenciale në plazhin Miami Beach, Florida, SHBA, thanë autoritetet mëngjesin e sotëm, duke shtuar se nuk kanë informacion për asnjë nga 51 personat që banonin aty.

18:33
Si rrallë herë, Rihanna fotografohet në momente intime me të dashurin në publik

Dashuria është në ajër për Rihanna dhe A $ AP Rocky.

18:19
Itali, përdhunoi 2 vajzat kur ishin të mitura/ E bija denoncon babanë shqiptar pas 20 vitesh

Një 56-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Gorgonzola të Italisë është arrestuar pasi dhunonte gruan dhe përdhunonte 2 vajzat e tij.

18:13
Çfarë ‘kërkuan’ deputetët në ikje, në seancën e parafundit e Kuvendit

Muslim Murrizi do të jetë njëri prej atyre që nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm duke lënë një vakum me fjalimet e drejtëpërdrejta, batutat e forta dhe retorikën e të folurit me gjuhën e popullit.

18:13
“E vesha e para!”/ Kim Kardashian ‘kopjon’ Armina Mevlanin (FOTO)

Si yjet botërore, ashtu edhe VIP-at shqiptarë, kujdesen shumë për imazhin e tyre dhe vishen me rroba dizenjuesish.

18:13
Mësuesja e gjeografisë përballet me 12 vjet burg për joshjen e nxënësit 14 vjeçar (fotot)

Një mësuese gjeografie nga Sydney në Australi, e cila ka sulmuar seksualisht një nxënës 14-vjecar, fliste e përlotur sot në gjyq teksa i lutej familjes së tij ta falnin për “turpërimin dhe lëndimin” e shkaktuar.

18:06
Fytyrë tërheqëse apo një trup seksi? Studimi tregon se çfarë duan realisht burrat tek partnerja e tyre

Fytyrë tërheqëse apo një trup seksi është pyetja që shumë meshkuj nuk i kanë dhënë një përgjigje në lidhje me partneren e tyre.

18:01
72-vjeçarja me fizikun e një modeleje, tregon sekretin e formave perfekte (Fotot)

Adhuruesja e fitnesit, Norma Williams, duket sikur ka gjetur sekretin si të ndalë kohën.

17:49
Njihuni me vajzën që fiton 300,000 dollarë në vit dhe jeton në furgon (Fotot)

Të jetosh në furgon nuk është aq keq, madje për disa persona kjo është mënyra më e mirë për të kaluar ditën.

17:42
Klinika estetike franceze, klinika me kirurgji moderne dhe inovative

Klinika Champs Elysées ju ofron shërbime të një kirurgjie estetike moderne dhe inovative me rezultate unike dhe natyrale. Dr. Vladimir Filaj krijoi të parën klinikë dedikuar mjekësisë dhe kirurgjisë estetike në Shqipëri. Ajo filloi aktivitetin e saj në vitin 2006 dhe solli përvojën franceze në këtë fushë.

17:41
Referimi i çështjeve në Venecia nga Kushtetuesja ndan opinionistët/ Yzeiri: Gjykata ka nevojë për besim, Abilekaj: E pakuptimtë shmangia e vendimmarrjes

Gjykata Kushtetuese bëri një shmangie të papritur një ditë më parë, duke kërkuar sërish opinion për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 Komisionit të Venecias.

17:41
Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.

17:35
Tri viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e V.; priten vaksina të reja

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten tri viktima nga koronavirusi dhe dhjetë raste të reja pozitive.

17:34
Rusia thotë se ‘herën tjetër’ do të fundosë luftanijet britanike që i afrohen Krimesë (fotot)

Pas tensioneve të djeshme në Detin e Zi ku luftanijet dhe avionët rusë qëlluan për të paralajmëruar një mjet ushtarak britanik në ujërat panë Krimesë, një zyrtar rus tha sot se “herën tjetër” nuk do të qëllohet në afërsi të tyre por në objektiv.

17:19
“Anwar mendon për Shqipërinë edhe kur është në gjumë”/ Dua Lipa i çudit të gjithë me foton

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid ditë e djeshme ka festuar ditëlindjen.