Helmimi masiv në Krujë/ Ministrja Manastirliu: Gjendja është e kontrolluar. Pritet përgjigja e analizave bakteriologjike

27/10/2021 14:20

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se situata në Krujë paraqitet e stabilizuar. Helmimi masiv i qytetarëve për shkak të ujit të pijshëm ka bërë që më shumë se 300 qytetarë të paraqiten në spitale.

E pyetur nëse kanë dalë përgjigjet e analizave bakteriologjike, Manastirliu tha se janë ende në pritje.

“Nga raportimet që më kanë ardhur janë ende në pritje të përgjigje të analizave bakteriologjike që janë marrë në funksion të pistave të hetimit. Në spitalin e Krujës gjendja është e kontrolluar. Sot janë rreth 14 qytetarë edhe fëmijë e adoleshentë që janë duke marrë shërbim, por gjendja ka qenë nën kontroll. Bashkia e Krujës ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës që përfshihet edhe dezinfektimi”, tha Manastirliu.

Top Channel