Hakmarrja e natyrës, shfaqen gropa në mes të detit si “shpagim për njeriun”

27/10/2021 16:22

Në ditët e saj më të mira, në vitet 60-të, resorti Ein Gedi ishte i mbushur me pushues që mund të zhyteshin në ujërat e Detit të Vdekur. Sot, plazhi i saj është plot me kratere dhe gropa uji të kripur, ndërsa pamja e një deti të vërtetë mungon.

Dekadat e fundit, Deti i Vdekur ka humbur një të tretën e sipërfaqes. Ujërat e tij tërhiqen me gati një metër në vit, duke lënë pas një pamje që më shumë i ngjason sipërfaqes së Hënës, me gropa të shkëputura, të mbushura me ujë e të rrethuara nga kristale kripe.

I shikoni të gjitha shenjat? Atje as nuk mund të shkosh më sepse është e rrezikshme. rëra është e lëvizshme e mund të zhytesh në të. Kur ishim fëmijë shkonim të laheshim në plazh, por këtu nuk ka më det”.

Ittai Gavrieli, nga instituti izraelit i Gjeologjisë, tha se tani, ka me mijëra gropa të tilla në brigjet e Detit të Vdekur në Izrael, Jordani dhe Bregun Perëndimor.

Ato sipas tij, janë reflektim i politikave të njeriut; si Izraeli ashtu edhe Jordania i kanë devijuar prej kohësh ujërat e lumit Jordan për qëllime bujqësore dhe për ujë të pijshëm, duke bërë që rrjedha e tij të mos përfundojë më në det.

Ndryshimet klimatike nga ana tjetër e kanë përshkallëzuar procesin e avullimit. Ambjentalistët i quajnë gropat e shfaqura këtu si një “hakmarrje të natyrës”. Ata thonë se Detit të Vdekur nuk mund t`i kthehet më lavdia e dikurshme, por duhen bërë përpjeke që të paktën gjendja e tij të arrijë të stabilizohet.

Top Channel