Einxhel Shkira është konkurentja më e re në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Mëngjesin e sotëm, teksa po njihet me banorët dhe ambjentohet me shtëpinë e re, ajo ka rrëfyer dhe një fakt shumë interesant për jetën e saj.

Gazetarja dhe moderatorja ka treguar se për të qenë pjesë e kësaj eksperience i është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.

‘’Isha në Afrikë por ‘’Vëllai i Madh’’ në bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’,- tha ajo.

Einxhel shtoi se e gjithë ajo aventurë i ka mëusuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin.

Top Channel