Debati i ashpër te Komisioni Hetimor/ Punonjësi i Gardës nxjerr jashtë drejtoreshën e Shërbimeve të Komisoneve Parlamentare (VIDEO)

27/10/2021 12:57

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është përfshirë në debat me Lefterie Luzin, drejtoreshën e Shërbimeve të Komisineve Parlamentare. Luzi e ka akuzuar Alibeaj se është duke e vijuar Komisionin ka kuroumin e nevojshëm dhe sipas saj kjo është në shkelje të ligjit.

Por nga ana tjetër Alibeaj i është përgjigjur ashpër duke thënë se do ta çojë në ndjekje penale atë personalisht dhe gjithkënd që përpiqet që të pengojë që me çdo formë të pengojë transmetimin direkt të mbledhjes.

“Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do të çoj në ndjekje penale ty dhe çdokënd tjetër”, tha Alibeaj.

Ndërsa pak çaste më pas Alibeaj i kërkoi punonjësit të Gardës ta nxirrte jashtë Luzin, e fundit kjo që është larguar.

“Garda zonja nuk është deputete dhe nxirreni nga ambientet e sallës së Byrosë dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Kuvendit. Garda ju lutem nxirreni jashtë zonjën në fjalë”, tha Alibeaj.

Top Channel