Hetimi i votës, tension në Kuvend/ PS braktis mbledhjen. Alibeaj: Nuk duan që Rama të dëshmojë për zgjedhjet

27/10/2021 19:36

Paralelisht me hetimin parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, demokratët kërkojnë ngritjen e komisionit parlamentar  për reformën zgjedhore.

Detyra  6 mujore e komisionit  bipartizan krahas ligjit te ri zgjedhor  për opozitën duhet te jete edhe hartimi i ndryshimeve kushtetuese. Konsensusi  për një reformë zgjedhore  të dakordësuar duket i vështirë për shkak të konfliktualitetit mes  palëve që po dështon edhe hetimin parlamentar për zgjedhjet,  pasi puna ka ngecur  ende te miratimi i rregullores se brendshme.

Socialistët braktisen mbledhjen, por demokratët e vijuan  edhe   pse kuorumi  mungonte. Me largimin e mazhorancës,  sinjali i transmetimit për mediat u fik.  Ky ishte momenti  kur kryetari i Komisionit  kërcënoi  administratën  me padi  penale, pas përplasjes me  Lefterie Luzin,  e cila  ne Kuvend mban postin e drejtoreshës se shërbimeve për Komisionet.

Për të kthyer normalitetin ne Kuvend , mazhoranca paralajmëroi se do kërkojë masa disiplinore për kryetarin e Komisionit Hetimor.

Enkelejd Alibeaj e sheh lëvizjen e socialisteve   si alibi për të bllokuar thirrjen ne Kuvend   te kryetarit  te tyre.

Tentativa e radhës për një mbledhje normale u la për ditën e premte.

Top Channel