“E korrupton” me flamurin shqiptar, fansi ia del t’i marrë fanellën Brojës

27/10/2021 17:22

Armando Broja është në periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike, duke u bërë shpesh dhe kryefjalë e medieve sportive.

Me dy gola në 2 ndeshjet e tij të para si titullar te Southampton, Armando Broja është kthyer menjëherë në benjaminin e tifozëve, aq sa një prej fansave për të tërhequr vëmendjen në ndeshjen e fundit ndaj Burnley-t në mënyrë që sulmuesi t’i jepte fanellën mbante në duar flamurin shqiptar.

Bëhej fjalë për një tifoz me ngjyrë i cili u vu re nga Broja i cili i ndikuar edhe nga flamuri me ngjyrat kuqezi i bëri dhuratë fanellën që mbajti veshur në ndeshjen ndaj Burnley-t, shkruan Supersport.

Top Channel