Formula 1 në alarm/ Reshjet e shiut kërcënojnë Çmimin e Madh të Brazilit
Andrea Kimi Antonelli është fituesi i provave të lira të kësaj të premteje në Çmimin e Madh të Brazilit. Në pistën e Interlagos, kampioni i saposhpallur i botës fitoi sesionin e dytë të këtyre provave duke përmbysur rezultatin e sesionit të parë që ishte fituar nga Lando Norris.
Piloti italian i Mercedes e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 10 sekonda e 763 të mijtat duke e lënë Norris në vendin e dytë me 253 të mijtat më shumë, ndërkohë që kohën e tretë më të mirë e shënoi Max Verstappen me Red Bull me 259 të mijtat më shumë se Antonelli.
Klasifikimi vijon me George Russell në vendin e katërt dhe Oscar Piastri në të pestin, ndërsa Ferrari nuk shkëlqeu me Hamilton dhe Leclerc që u renditën respektivisht në vendin e 6 dhe të 7. Britaniku realizoi një kohë prej 450 të mijtat më të lartë, ndërsa koha e Leclerc ishte 720 të mijtat më e lartë se ajo e Antonellit.
Dhjetëshja më e mirë e provave të lira plotësohet nga Gabriel Bortoleto në vendin e tetë, Isack Hadjar në të nëntin dhe Oliver Bearman në vendin e 10.
Top Channel