MotoGP në Valencia/ Marc Marquez, i dyti në garën e fundit të karrierës, fiton Raul Fernandez
‘Thuajse ia dolëm’-këto ishin fjalët e Marc Marquez të pushtuar nga emocionet në përfundim të garës së tij të fundit në karrierë në Valencia të cilën e mbylli në vendin e dytë pas Raul Fernandez.
Kampioni spanjoll, ashtu sikurse edhe në Portimao shkoi të përshëndesë tifozët. Emocionet aq ishin të forta dhe aq të qarta në fytyrën e 33 vjeçarit, sa shpesh ai e ndërpriste fjalimin e tij.
‘Dua t’ju falënderoj për mbështetjen, motori do të më mungojë, por gjithsesi do ta drejtoj, kurse këto janë emocione që nuk do të mund t’i përjetoj kurrë më përsëri-tha Marquez në përshëndetjen e tij për publikun.
Më pas në parkun e mbyllur ai deklaroi: ‘Jam argëtuar shumë në këto javë të fundit, qeshja dhe buzëqeshja brenda helmetës. Sot tentova me të gjitha mënyrat për të fituar, por kisha përdorur më tepër seç duhet, por jam shumë i lumtur. I lumtur që u rrita në MotoGP, besoj se jam pjesë e tij. MotoGP është jeta ime, por kam qarë shumë. Dhashë gjithçka kisha motorëve dhe motorët më dhanë shumë. Faleminderit dhe argëtim të mbarë’.
Top Channel