‘Nuk iu kërkoj që të jenë miq të mirë. Iu kërkoj që të sillen si profesionistë. Parimet mbeten të njëjtan; duhet të respektojnë njëri-tjetrin’-Kjo është ajo që tha Shefi i Ferrarit, Frederic Vasseur që foli sërish për përplasjet mes Lewis Hamilton dhe Leclerc pas duelit në kthesën 1 në Çmimin e Madh të Meksikës dhe deklaratave të forta pilotit britanik.

‘Kishte një përshkallëzim mes dy pilotëve për shkak të ngjarjeve në pistë kohët e fundit-tha në konferencën për shtyp Vasseur pas provave të lira në  Çmimin e Madh të Brazilit-fola me Leëis dhe Charles mbrëmë në darke dhe ishte një sqarim që do të mbetet private. Ia dolëm që të bënim të qartë pozicionin e të gjithëve; pilotët dhanë shpjegimet e tyre, unë të miat. Kjo ndodh kur ke në skuadër pilotë të fortë’.

Shefi i Ferrarit më pas theksoi se parimet në skuadër nuk kanë ndryshuar.

‘Pilotët tanë në radhë të parë duhet të respektojnë njëri-tjetrin, sidomos për të respektuar markën dhe skuadrën që punon çdo ditë për t’i ndihmuar që të arrijnë rezultate në pistë’-shtoi Vasseur

Pra, asnjë pretendim që Hamilton dhe Leclerc të bëhen miq të mirë; objektivi i Ferrarit është të garantojë respekt reciprok dhe të mbrojë interesat e skuadrës.

Top Channel