Marc Marquez është shumë pranë fitores së titullit të 10 botëror në karrierë dhe të 8 në klasin mbretëror MotoGP. Piloti spanjoll i Ducatit shkon në Katar në pistën e Lusailit duke pasur ‘matchpointin’ e parë kur kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi i ndeshjes.

Jorge Martin është ndjekësi i tij i parë, por problemi në puls do t’ia bëjë të pamundur misionin për të përmbysur situatën, ndërsa Marco Bezzecchi është më larg.

Klasifikimi në Botërorin e MotoGP para garës së Katarit  është i tillë; Marc Marquez (Ducati Factory) 399 pikë, Jorge Martin (Aprilia Factory) 355 pikë (-44), Marco Bezzecchi (Aprilia Factory) 332 pikë(-67).

Marquez shpallet kampion nëse…Për të fituar titullin që në fundjavën e Losailit dhe për të mbyllur matematikisht llogaritë 2 gara nga fundi, Marc Marquez duhet të fitojë të paktën 30 pikë kundrejt Jorge Martin dhe 8 kundrejt Bezzecchit në Katar.

Ndalesat e ardhshme. Nëse spanjolli nuk e fiton titullin në Katar, kampionati do të spostohet te dy etapat e fundit në Evropës; pas një jave pushim, MotoGP do të shkojë në Portugali në 20-22 nëntor, përpara finales së kampionatit në pistën e Valencias në 27-29 nëntor.

Top Channel