“Kur shoku i skuadrës të kushton fitoren…”/ Hamilton ‘shpërthen’ ndaj Leclerc, reagon Vasseur: E papranueshme! Mungesë respekti ndaj Ferrarit
Pas suksesit të Kimi Antonellit qëndron një projekt afatgjatë i Mercedesit, i ndërtuar përmes një investimi të madh financiar, pune të vazhdueshme dhe besimi te talenti i pilotit italian.
Skuadra gjermane e zbuloi potencialin e tij kur ishte vetëm 11 vjeç dhe e ndoqi në çdo fazë të zhvillimit, deri në debutimin në Formula 1 në vitin 2025, kur Antonelli ishte vetëm 18 vjeç.
Përmasat e këtij projekti i ka zbuluar drejtuesi i Mercedesit, Toto Wolff, i cili ka bërë të ditur se investimi për zhvillimin e pilotit italian ka kaluar shifrën e 10 milionë eurove.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Wolff theksoi se ky sukses nuk është rezultat i një pune të momentit, por i një procesi të gjatë, ku kanë kontribuar drejtuesit e skuadrës, departamenti i të rinjve, inxhinierët dhe familja e pilotit.
Ai nënvizoi se Mercedes e kishte zbuluar Antonellin në moshën 11-vjeçare dhe që prej asaj kohe kishte investuar në formimin e tij profesional dhe personal.
Sipas Wolff, shuma e investuar ka shkuar në mbi 10 milionë euro, duke përfshirë zhvillimin e aftësive në pistë, përshtatjen me skuadrën, bashkëpunimin me inxhinierët dhe formimin e karakterit të pilotit.
Kreu i Mercedesit theksoi gjithashtu kontributin e madh të prindërve të Antonellit, duke bërë të qartë se arritja e tij nuk erdhi rastësisht, por është fryt i viteve të tëra sakrificash dhe përkushtimi.
Top Channel