Tronditet bota e Formula 1, shuhet ish-kampioni i botës Alan Jones
Këtë fundjavë do të zhvillohet ndalesa e radhës e Botërorit të Formula 1, Çmimi i Madh i Brazilit. Padyshim, një prej shqetësimeve për të gjitha skuderitë, FIA, drejtuesit e kampionatit pritet të jenë reshjet e shiut.
Pas një starti katastrofik me motorët e rinj nën reshjet e Sepangut, ku pati një gabim në softëare e njësisë së fuqisë së motorit, Formula 1 mund të përballet sërish me kushtet e vështira atmosferike edhe në Interlagos.
Sipas parashikimeve meteorologjike të BBC, këtë të premte pritet të ketë reshje në Autodromin Jose Carlos Pace, por për momentin duket se nuk do të ndodhë në sesionet e provabve të lira. Gjithsesi pritet që reshjet të ndikojnë të shtunën dhe të dielën. Ditën e shtunë në 15:00 me orën e Sao Paulos, kur të nisin kualifikueset ka një probabilitet 59% që të ketë shi, që rritet deri në 64% deri në orën 18:00 me mundësinë që të ketë një stuhi me vetëtima një orë përpara provave zyrtare.
Por, parashikimi është edhe më shqetësues për garën, pasi aktualisht probabiliteti i reshjeve për orarin e nisjes së garës së së dielës është 97%. E njëjta mundësi e lartë për shi parashikohet edhe gjatë pjesës tjetër të ditës. Reshjet pritet të nisin që në orët e para të mëngjesit dhe të vazhdojnë gjatë gjithë paradites, përfshirë edhe përgjatë gjithë garës.
Duke pasur parasysh atë që kemi parë në vitet e fundit në Formula 1, ku garimi në kushte shiu paraqet vështirësi të mëdha për shkak të spërkatjes së ujit nga makinat, e cila kufizon ndjeshëm dukshmërinë për pilotët kur lëvizin së bashku në pistë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet dhe çfarë masash do të marrin F1 dhe FIA nëse reshjet e shiut përfshijnë pistën e Interlagosit gjatë gjithë ditës së dielë.
Top Channel