“Më keni mësuar që kush luan për Shqipërinë, është krenar”/ Maran: Caprile dhe Gërxhaliu? Momentalisht nuk janë në planet tona
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar.
Ai u shpreh se është bazuar te forma e lojtarëve, ndërsa u ndal edhe te Ivan Balliu, ku tha se është vendimi i lojtarit për t’u tërhequr nga Kombëtarja.
“Nëse mungon ndonjë lojtar, nuk do të thotë që nuk është i aftë për ta ndihmuar skuadrën. Jam bazuar shumë te forma dhe te minutazhi që kanë pasur me klubet e tyre. Sa i përket përmirësimit të statistikave, për të gjithë Ligën C, jemi në vendin e parë për sa i përket pritshmërive për të shënuar gol dhe në vendin e parë për ekipet që kanë pësuar më pak gola. Dua të stërvis një skuadër që t’i ketë këto statistika.
Sa i përket Ivan Balliut, ishte një zgjedhje e tij. Prej kohësh ai ka pasur një dëmtim. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Sa i përket Strakoshës, nuk është në 100% e tij. Nëse do ta luanim, do ta vendosnim në vështirësi”, tha Maran.
Top Channel