Asgjësohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve Shqipëri-Greqi, 10 të arrestuar, mbi 500 emigrantë të trafikuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme
Juventusi ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj AZ Alkmaar, duke hedhur një hap vendimtar drejt kualifikimit për fazën e 1/8-ave të Europa League.
Megjithatë, suksesi i bardhezinjve u shoqërua me tension në minutat e fundit, ku protagonist u bë trajneri Luciano Spalletti, i cili shpërtheu ndaj mbrojtësit Juan Cabal.
Skuadra italiane arriti të triumfonte falë golave të Teun Koopmeiners dhe Randal Kolo Muani, duke i dhënë fund edhe serisë prej 17 ndeshjesh pa humbje në shtëpi të ekipit holandez në kompeticionet evropiane.
Juventusi e kishte nën kontroll takimin dhe po administronte avantazhin me dy gola, por gabimet në prapavijë rrezikuan t’i komplikonin gjërat në fund. Një humbje topi nga Lloyd Kelly në gjysmën e fushës së Juventusit i dha mundësinë AZ Alkmaar të shënonte golin e parë, ndërsa pak më vonë vendasit pretenduan barazimin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në këtë moment, kamerat filmuan reagimin e ashpër të Spallettit ndaj Juan Cabal. Trajneri italian iu afrua mbrojtësit kolumbian dhe, sipas leximit të buzëve të publikuar nga mediat, i drejtoi një paralajmërim të fortë: “Do të të godas me grusht, e kupton? E kupton?”
Spalletti was furious with Cabal due to his positioning and letting the attackers get behind him
“I’ll punch you if you do that again” (@Gazzetta_it ) https://t.co/mNCbw7DyKj
— 🎥 The AJC 🏳️🏴 (@The_AJC_) November 5, 2026
Shpërthimi i trajnerit erdhi pas pakënaqësisë për pozicionimin dhe mungesën e përqendrimit të mbrojtësit në një moment delikat të ndeshjes. Cabal dëgjoi qortimet e trajnerit përpara se të rikthehej në pozicionin e tij.
Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit nuk u ndal te kritikat ndaj një lojtari të veçantë, por foli për problemet e përqendrimit dhe vendimmarrjes që, sipas tij, vazhdojnë të shfaqen te skuadra.
“Jam i bindur kur shoh se lojtarët kanë qëndrimin e duhur. Ajo që më shqetëson është kur pëson një gol dhe më pas fillon të mendosh: ‘Pse nuk erdhi tjetri?’, ose ‘Unë e mora këtë, por çfarë është e imja dhe çfarë është e jotja?’”, u shpreh Spalletti.
Ai theksoi se lojtarët duhet të lëvizin dhe të krijojnë hapësira për njëri-tjetrin, në vend që të presin pasivisht zhvillimin e aksioneve.
“Vendimet që nuk merren janë më të këqija se vendimet e gabuara. Nëse merr një vendim të keq dhe bën diçka gabim, kushton më pak sesa kur nuk merr fare një vendim. Ai që nuk merret është më i keqi nga të gjitha vendimet”, përfundoi trajneri i Juventusit.
Top Channel