Arda Kurtulan është një futbollist që është përmendur shumë kohët e fundit. Edhe pse është aktivizuar me Kombëtaren U21, sulmuesi i krahut ka qenë një lloj ‘molle sherri’ mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Por tani Kurtulan që pas pak ditësh do të festojë 23 vjetorin e tij të lindjes duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe është pikërisht kombëtarja e Turqisë. Ai që e konfirmon këtë është presidenti i nderit i Goztepe, klubit ku aktivizohet Kurtulan, Mehmet Sepil.

‘Arda Okan Kurtulan u kontaktua nga përfaqësuesit e kombëtares. Duke qenë se më parë kishte luajtur me Shqipërinë U-21, iu bë e ditur se duhej të zyrtarizonte zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kombëtaren turke. Arda, natyrisht, deklaroi se dëshiron të përfaqësojë Turqinë.  Për shkak se disa procedura nuk arritën të përfundonin në kohë, Arda nuk mundi të përfshihej në listën e lojtarëve për ndeshjet kundër Belgjikës dhe Francës. Në rast se do të marrë sërish ftesë nga kombëtarja, ai do të veshë fanellën e Turqisë-ishin fjalët e Mehmet Sepil.

Arda Kurtulan është aktivizuar me Kombëtaren U21 në periudhën 2022-2024 dhe gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Alban Bushit zhvilloi 12 ndeshje duke shënuar 2 gola. Në muajin e kaluar mësohet se Kurtulan kishte refuzuar ftesën nga Shqipëria pasi ishte në pritje të Turqisë dhe tani ai e bëri zgjedhjen e tij përfundimtare.

Top Channel