Makina bibliotekë ngjitet në male, ish-mjeti i kriminelëve po përdoret për shpërndarjen e dijes

27/10/2021 19:58

Deri para pak kohesh, një makinë që përdorej nga krimi i organizuar për aktivitete të jashtëligjshme sot, ka një funksion krejtësisht të kundërt, shpërndarjen e dijes.

Automjeti i sekuestruar nga policia e shtetit është transformuar në një bibliotekë të lëvizshme falë një projekti të Republikës Federale Gjermane përmes GIZ dhe qeverisë shqiptare.

Makina do të udhëtojë në zonat e thella të Shkodrës.

Makina bibliotekë ofron për fëmijët libra të ndryshëm dhe ka si qëllim përçimin e dijes në çdo cep të Shqipërisë.

 

Top Channel