Ukraina “i tregon dhëmbët” Rusisë me dronët më të fundit turq

27/10/2021 15:33
autokolonat e ushtrise se Armenise nen shenjestren e droneve azere

Forcat e armatosura ukrainase përdorën për të parën herë dronët luftarakë turq Bajraktar në rajonin e Donbasit, ku përballen prej vitesh me separatistët pro-rusë.

Në deklaratën e lëshuar prej tyre shpjegohej se dronët Bayraktar TB2 ishin përdorur për t`i detyruar rebelet t`i bindeshin pushim-zjarrit.

Luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe mbështetësve të Moskës në Donbas kanë marrë më shumë se 13 mijë jetë njerëzish që prej 2014-ës, sipas të dhënave të OKB-së.

Në muajin shtator u tha se Ukraina do të blinte nga Turqia edhe katër sisteme dronësh Bajraktar TB2; çdo sistem përbëhet nga dronë. Përgjatë kësaj kohe, trupat ukrainase e kanë studiuar me kujdes përdorimin e saktë të këtyre mjeteve moderneve ushtarake, me qëllimin të arrinin t`i operonin me efikasitet sa më të lartë.

Pavarësisht interesave që e lidhin me Rusinë, Ankaraja ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e konsiderojnë të paligjshëm aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

 

Top Channel